Mobi Casa

Nga 52 qytetarë vitias të infektuar me COVID-19, 7 prej tyre janë shëruar

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH), ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt ku është diskutuar rreth menaxhimit të situatës së krijuar në komunën e Vitisë, nga virusi pandemik COVID-19. Gjatë këtij takimi u bë me dije se deri me tani numri i të infektuarave në komunën e Vitisë ka shkuar në 52 raste ndërkaq 7 prej tyre janë shëruar.

Ndërkaq sipas Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), mbrëmë kanë rezultuar pozitiv edhe 3 persona nga fshati Ramjan i Vitisë. Gjatë këtij takimi

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti theksoj se kjo komunë po vazhdon me masat parandaluese për mos përhapjen e këtij virusi si dezinfektime dhe klorifikime por edhe po kujdesët për sigurimin pakove higjienike dhe ushqimore për qytetarët në nevojë.

Ai gjithashtu ka kërkuar nga KKMSH që të mbahet kontakti me familjarët e të prekurave me COVID-19 dhe të shikohen nevojat e tyre.

Mobi Casa

Ndërkaq Komandanti i Stacionit Policor në Viti, Kapiten Afrim Halili, potencoi se ata po bashkëpunojnë ngushtë me inspekcionin komunal për të shikuar se a po respektohen rregullat gjatë kohës së pandemisë nga bizneset që veprojnë në Viti.

Ndërkaq Drejtoresha e QKMF-së në Viti, Vjollca Kadolli-Halili potencoi se 130 qytetarë të kësaj komune janë në mbikëqyrje dhe bëri me dije edhe numrin e të infektuarave sipas lokaliteteve.

Sipas saj numri i të infektuarave është ky: Viti 13, Stubëll 12, Skifteraj 6, Pozheran 6, Ramjan11, Goshicë 3 dhe Smirë 3. Megjithatë KKMSH në Viti, kërkon nga qytetarët që të mbajnë distancën sociale dhe të respektojnë udhëzimet e ekspertëve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.