Eko Higjiena

Nga 30 ditë paraburgim Gëzim Vitisë dhe Erkan Mustafës

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Gëzim Vitia dhe Erkan Mustafa dyshohen se më 11 nëntor pas përfundimit të ndeshjes Drita –Llamkos kanë shkaktuar dëm thelbësor material , duke e goditur me mjete të forta autobusin e Prishtinës, dhe duke e goditur me mjete të forta shoferin e autobusit. Gjykatësi i procedurës paraprake Abdullah Ahmeti u ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh Vitisë dhe Mustafës.

Policia e Gjilanit dhe Prokuroria e Qarkut nuk kanë qëndruar duarkryq pas takimit të ndeshjes futbollistike mes Dritës dhe Llamkosit të Vushtrrisë. Policia ka arritur të prangos dy të dyshuarit e parë që kanë shkaktuar dhunë më 11 nëntor.

Të mërkurën gjykatësi i procedurës paraprake Abdullah Ahmeti u ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh dy të dyshuarve të parë Gëzim Vitia dhe Erkan Mustafa. Edhe njëri edhe tjetri janë emra të njohur për policin dhe gjykatën e Gjilanit , meqë janë dënuar edhe më parë për vepra tjera penale.

Gjykatësi Abdullah Ahmeti tha për rajonipress se Gëzim Vitia dhe Erkan Mustafa dyshohen për veprën penale “shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

Fundamenti

Sipas aktvendimit për zhvillimin e hetimeve Gëzim Vitia dhe Erkan Mustafa dyshohen se më 11 nëntor rreth orës 15. e 55 minuta në bashkëveprim edhe me disa persona të tjerë, pas përfundimit të ndeshjes futbollistike në mes të Dritës dhe Llamkosit të Vushtrrisë, kanë shkaktuar dëm thelbësor material, ashtu që i godasin me mjete të forta dy autobusët me tabela të Prishtinës, duke ua shpërthyer gomat dhe duke ia thyer dëmtuar xhamat dhe karrocerinë, ku më pas i godasin me mjete të forta dhe i shkaktojnë lëndime të rënda trupore shoferëve të autobusëve të dëmtuarve Fadil Azemi dhe Mahmut Maliqi, që të dy nga Vushtrria, ku si pasojë e lëndimeve të marra të njëjtit janë duke u kuruar në QKUK thuhet në aktvendimin e prokurorit Arben Kadriu.

Në bazë të kallëzimit penal që ka përgatitur policia dhe vendimit për zhvillim të hetimeve nga ana e Prokurorisë së Qarkut , gjykatësi Abdullah Ahmeti edhe ka vendosur për masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Ndryshe Gëzim Vitia është liruar më herët nga burgu me vendim të Gjykatës së Qarkut në Gjilan edhe pse ishte i dënuar me pesë vite burgim i dyshuar për vrasjen e të riut 16 vjeçar Egzon Kqiku. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.