Uji Dea

Nga 22 Janari fillon etapa e Përfaqësueses U19 në futboll

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Përfaqësuesja e Kosovës U19, pasi arriti kualifikimet për rrethin ‘Elite Round’, duke bërë të gjithë futballdashësit Kosovar të ndihen krenar për një arritje të tillë.

Përfaqësuesja e Kosovës U19, nga 22 janari fillon një etapë të re për vitin 2018, të cilat e presin sfidat në arenën ndërkombëtare.
22 futbollist sa do ti ketë në dispozicion Përzgjedhësi i Kosovës U19, Ramiz Krasniqi, do të udhëtojnë me 22 janar drejt qytetit bregdetar të Turqisë, Antalya, ku do të qëndrojnë gjerë me 29 janar.

Tekniku dhe njeriu më meritor me stafin e tij, Ramiz Krasniqi lidhur me udhëtimin 7 ditor në Turqi për ‘rajoninpress’ ka deklaruar.
“Shpresoj se do të fillojmë këtë vit me këmbë të mbarë, do të qëndrojmë 7 ditë në këtë vend të Turqisë në Antali,do ti zhvillojmë tri ndeshje miqësore do të jetë një test mjaft i mirë për të parë nga afër formën e futbollistëve, e pastaj pas një muaji do ti zhvillojmë edhe dy ndeshje kontrolluese me Përfaqësuesen e Bullgarisë ndërsa me 21-27 mars na presin kualifikimet në shtetin e Portugalisë e në grup do të jetë nikoqiri Portugalia, Republika e Irlandës dhe Sllovakia”.

Fundamenti

Për teknikun Krasniqi, nuk ka asgjë të pa qartë sa i përket futbollistëve të tij dhe sfidat të cilat e presin.
“Tani kemi bërë një përvojë të mirë në ndeshjet ndërkombëtare edhe futbollistët këtë e kanë kuptuar se pa cilësi të mirëfillit nuk mundemi të kemi rezultate, ndërsa nga muaji prill do të kemi së paku edhe tri apo katër grumbullime me futbollist të cilët do të fillojmë një cikël të ri”.

Siç bën të ditur përzgjedhësi Krasniqi të gjithë futbollistët e ftuar drejt Turqisë do ti përgjigjen ftesës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.