Eko Higjiena

Nga 2 Korriku te Del Pierro

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Mes fëmijërisë në futbollin e izoluar të Kosovës, braktisja e vendlindjes në kohën e luftës dhe udhëtimi në Australinë e largët, ku realizoi ëndrrën e profesionalizmit. Ky ishte rrugëtimi i jashtëzakonshëm i Labinot Halitit. Sulmuesi kosovar arriti që nga 2 Korriku të depërtojë në A-League të Australisë. Të dielën, ai mati forcën me Alessandro del Pieron në derbin e Sydneyt.

Depërtimi nga futbolli i izoluar kosovar dhe arritja e krijimit të një karriere të ndritur në shtete të huaja është objektiv mjaft i vështirë, por jo i paarritshëm. Këtë e bëri me sukses sulmuesi Labinot Haliti. Ish anëtari i 2 Korrikut braktisi vendlindjen e tij në kohën e luftës në Kosovë më 2009 dhe së bashku me familjen e tij shkoi në Australi.

Atje, talenti i tij për futbollin nuk mbeti pa u vërejtur. Haliti luajti për disa skuadra australiani, shijoi edhe futbollin evropian me Slaven Belupon, LASK Lodz, kurse tani aktivizohet sërish në A-League të Australisë me skuadrën Western Sydney Wanderers. Rrugëtimi i tij është mjaft interesant dhe është pasqyruar me një intervistë të tij për Fox Sports.

Je rritur në Prishtinë, Kosovë, cilat janë kujtimet e tua të para për futbollin?

Luaja me top me babanë. Kisha një top me vete kudo që shkoja dhe familja ime pati ndikim të madh sepse ata e duan sportin. Po ashtu kam shkuar për të përcjellë klubin lokal FC Prishtina, dhe derisa rritesha, ata ishin skuadra që përkrahja. Shikova shumicën e ndeshjeve tyre në televizion, sepse gjithnjë isha duke luajtur.

Cili futbollist ishte idhulli yt si fëmijë?

Gjithmonë kam qenë tifoz i Serisë A dhe Premierligës angleze. E doja Juventusin e në veçanti Roberto Baggion. Kampionati botëror 1994 ishte koha kur fillova ta përcjell atë dhe si sulmues mendoja se mund të mësoja shumë prej tij.

Ti dhe familja jote u larguat nga Kosova për në Australi më 1999, a mendon se do të kishte qenë rrezik nëse do të kishit qëndruar në Prishtinë?

RCCOLA

Është vështirë të them se çka do të kishte ndodhur, por familja deshi atë që është më e mira për mua dhe dy vëllezërit e mi, një e ardhme më e mirë. Si fëmijë nuk jam ndjerë posaçërisht i rrezikuar edhe në ditët e luftës, por familja ishte e frikësuar. Ata dinin shumë më tepër se ne.

Si ke hyrë në futbollin profesionist?

Frank Arok dhe Peter Raskopoulos më kanë vërejtur dhe më dhanë rastin në ekipin e ri Olimpik të Sydneyt. Por, rasti im i madh edhe me Sam Krslovic në Sydney United. Fillova të luaj me ekipin e parë në moshën 18-19 vjeç.

Pastaj erdhi A-League, si ke fituar kontratën me Newcastle Jets?

Kujtime të mira, posaçërisht ndeshja e parë në A-League kundër Adelaide. Të luani me futbollistë të mëdhenj si Ned Zelic, Paul Okon e pastaj aventura ime e dytë, Michael Bridges, i cili luajti edhe në kulmin e EPL-së.

Ti ke luajtur edhe në skuadra të tjera si Slaven Belupo në Kroaci, Teuta e Durrësit dhe LSK Lodz në Poloni?

Nëpërmjet Otto Baricit e kam njoftuar asistentin e Slaven Belupos (Kruno Jurcic). Ai më ndihmoi të shkoj atje. Kam qëndruar vetëm tre muaj sepse Teuta më kërkoi dhe luante në Kupën UEFA, që mendoja se do të ishte përvojë e mirë. Pastaj ishim në përgatitje me Teutën në Turqi ku jam vërejtur nga skautët e LSK Lodz, të cilët më ftuan të shkoj atje. Ishte përvojë e mirë, kam luajtur kundër (sulmuesit aktual të Borussia Dortmundit) Robert Lewandowski, i cili sapo kishte filluar në Lech Poznan.

Haliti të dielën zhvilloi derbin e Sydneyt kundër Sydney FC. Skuadra e tij humbi me rezultat minimal 1-0. Por, Haliti mund të ndihet ‘fitues’ pasi ai arriti të zhvillojë duel me ish legjendën e Juventusit, Alessandro del Piero – realizatori i golit – nga ky stinor, anëtar i ri i Sydney FC.(express)