ARKATANA

Nga 1 shtatori fillon pagesa e pensioneve zvicerane për kosovarët

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Duke filluar nga 1 shtatori fillon pagesa e pensioneve për shtetasit e Kosovës që kanë punuar në Zvicër dhe janë kthyer për të jetuar në Kosovë. Për vazhdimin e pagesës, pas 9 vitesh mungese të saj, pati vendosur Parlamenti i Zvicrës para dy muajsh.

Ndërsa vendimi i tij për miratimin e marrëveshjes për sigurimet shoqërore të Zvicrës me Kosovën fillon zbatimin nga 1 shtatori 2019, bën të ditur Zyra Feerale e Zvicrës për Sigurime Shoqërore (BSV) në një komunikatë të publikuar sot.

Marrëveshja, për nga përmbajtja është e ngjashme me ato të nënshrkruara nga Zvicra me të gjitha vendet tjera dhe mbështetet në standarde ndërkombëtare.

Siç ka shkruar albinfo.ch në vazhdimësi, Kosova ka qenë shteti i vetëm trashëgimtar i ish Jugosllavisë me të cilin Zvicra deri tash nuk ka pasur marrëdhënie të zyrtarizuara me marrëveshje në lëmin e sigurimeve shoqërore.

KKVITI

Marrëveshja e mëparshme e lidhur me ish Jugosllavinë, ishte ndërprerë në raport me Kosovën në prill të vitit 2010, shkruan albinfo.ch. Si shkkak për këtë ndërprerje ishin përmendur hetimet e dështuara kundër mashtruesve të supozuar. Ishin përmendur edhe kërcënime me vdekje për hetuesit.

Prej atëherë shetasit e Kosovës nuk kanë mundur t`i marrin pensionet e moshës dhe trashëgimisë (AHV) si dhe ato të invaliditetit (IV), nëse nuk kanë jetuar në Zvicër.

Por edhe me hyrjen në fuqi të marrëveshjes për sigurimet shoqërore me Kosovën, personat që kanë të drejtën e marrjes së pensionit zviceran në Kosovë, sërish nuk do të kenë të drejtë për të përfituar pensionin në mënyrë retroaktive nga prilli i vitit 2010.

https://www.albinfo.ch/nga-1-shtatori-fillon-pagesa-e-pensioneve-zvicerane-per-kosovaret1/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.