Fundamenti

Nezir Shurdhani – dëshmori i kombit

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi

Me mall e kam rrokë , o, çiftelinë në dorë –
Dua të këndoj këngë për një dëshmorë !
Për një patriot , një bashkëveprimtarë ,
Për një atdhetarë dhe bashkëluftëtarë !…
Refreni:
Po uron Kosova , po uron Gjilani –
Lum nëna që t’ rriti , o Nezir Shurdhani !
Bjeshkët e Karadakut janë plot krenari –
Me gjak të Nezirit që u derdh për Liri !
Karadake është krenarë –
Që e pati këtë luftëtarë !
Për dëshmorin Nezir Shurdhani –
Krenohet Kosova , krenohet Gjilani !

Tek vendi i rënies së Nezir kreshnikut –
Çdo vjet bëjmë homazhe n’ fabrikë të Çelikut !
Në çdo përvjetor , ku ka ra dëshmorë –
Do t’ ia mbulojmë varrin me lule kurorë !
Refreni:
Po uron Kosova , po uron Gjilani …etj.

Më 22 Qershor 1999 –
Trim Nezir Shurdhani , dëshmorë na ka rënë !
Po tash në këtë datë , n’ homazh shkojmë për vjet –
N’ përvjetor të rënies i bëjmë shumë respekt !
Refreni:
Po uron Kosova , po uron Gjilani …etj.

Më 22 Qershor 1999 –
U nda nga veprimtarët , luftëtarët , patriotët në këtë anë !….
Trim Nezir Shurdhani , ra nga plumbi i zi –
Për të mos e gëzuar së bashku këtë Liri !
Refreni:
Po uron Kosova , po uron Gjilani …etj.

Rënia e dëshmorit , ka qenë shumë e dhimbshme ,
Java që ka ndodhur , ka qenë shumë e dridhshme !
Kjo ka ndodhë një javë pas hyrjes së UÇK- së
Dhe forcave të NATO-së për Liri plot shpresës !
Refreni:
Po uron Kosova , po uron Gjilani …etj.

Një javë pas hyrjes së forcave t’ UÇK-së ,
11 ditë pas hyrjes së NATO-së në mes nesh ,
Falangat e okupatorit trishtuan Gjilanin –
Plagosën tre qytetarë dhe vranë Nezir Shurdhanin !
Refreni:
Po uron Kosova , po uron Gjilani …etj.

ARKATANA

Familja Shurdhani – familje e oborrit ,
E ka nderuar vepra dhe gjaku i dëshmorit !
Urojnë mbarë Kosova , Rrethi i Gjilanit –
Lavdi veprës së dëshmorit , Nezir Shurdhanit !
Refreni:
Po uron Kosova , po uron Gjilani …etj.

Në emër t’ familjes ka folur ma s’ miri –
Vëllai i dëshmorit Nezirit – Fatmiri !
Falënderoi t’ gjithë për nderimin e vëllait të tij ,
Si t’ gjithë dëshmorëve që ranë për Liri !
Refreni:
Po uron Kosova , po uron Gjilani …etj.

Plot emocione nisi t’ flet Fatmiri :
“Për ne , 21 Qershori ka qenë ditë gëzimi,
Sepse vëllai ynë , luftëtarë Neziri –
N’ këtë datë ka ardhë n’ punë si ishte ma së miri !
Refreni:
Po uron Kosova , po uron Gjilani …etj.

Duke iu gëzuar lirisë , n’ mbrojtje t’ institucioneve publike –
Nga sulmuesit dhe shkatërruesit e bandave armike !
Por, ai gëzim kishte qenë gëzim i përplasjes ,
Sepse në ora 02:20 minuta të natës !…
Refreni:
Po uron Kosova , po uron Gjilani …etj.

Janë sulmuar rojet e ndërmarrjes së Çelikut –
Nga forcat paramilitare t’ sërbosllav çetnikut !
Janë plagosur tre prej tyre , u mbushën me varrë –
Ndërsa vëllai n’ tërheqje t’ shokut , aty mbeti i vrarë !
Refreni:
Po uron Kosova , po uron Gjilani …etj.

Gjilan, më 22.06.2020 v. Demir KRASNIQI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.