Hidromorava

Nexhmije Pagarusha, “Qytetare Nderi” e Tropojës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Bajram Curr – E rënduar në moshë, por gjithsesi e hirshme, këngëtarja më e shquar e muzikës shqiptare në Kosovë, Nexhmije Pagarusha, tashmë është “Qytetare Nderi” në Tropojë.

Në fakt surpriza për Pagarushën është ruajtur deri në fund. Ambasadori i Shqipërisë në Prishtinë, Islam Lauka, e kishte ftuar Pagarushën për një shëtitje në Valbonë dhe në mbrëmje për të qenë e pranishme në “Sofra Dardane”, raporton Panorama. Por pikërisht “sofra” ka vënë në krye të saj atë që i ka ngrohur me dekada të tëra shqiptarët këndej e andej kufirit.

Qindra artistë nga mbarë trojet shqiptare nuk i janë falur në fillim skenës, por magjisë së Nexhmije Pagarushës, duke u fotografuar me të. Në fakt shumë këngëtare të ftuara, “të njohura” në këtë sofër, më shumë u lodhën, duke kërkuar duartrokitje, e duke u endur nëpër pistën e stadiumit të lojërave me dorë sesa kënduan.

FITORJA

Mjaftoi vetëm një shqiptim i emrit Nexhmije Pagarusha nga kryebashkiaku i Bajram Currit, Agron Demishi, që mbi 10 mijë spektatorë të shpërthenin në duartrokitje pa fund. Si një zonjë e rëndë duke sfiduar moshën, në krah të ambasadorit Lauka, e madhja Pagarusha ngitet në skenë jo për të kënduar, por për të falënderuar.

“Nuk e prisja këtë surprizë. Jam shumë e emocionuar. Ambasadori më ftoi për një shëtitje dhe tani po e marr vesh nderin që po më bëni. Unë jam një pjesë e vogël e popullit tim. Tropoja është gjithë shqiptaria, dhe unë për këtë u jam mirënjohëse tërë jetën. Po të kisha mundësi, nuk do të pushoja kurrë së kënduari për ju dhe për popullin tim shqiptar. Jam shumë e lumtur për këtë nder që po më bëni”. Kaq foli këngëtarja që dhuroi shumë emocion një natë në Tropojë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.