UBT

Nexhmije Nuza: Vizitat studimore, një përvojë e paharrueshme

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Programet dhe ligjëruesit në UBT kanë qenë shtysa kryesore që e kanë shtyrë Nexhmije Nuzën të regjistrohet në Fakultetin e Arkitekturës në UBT pas përfundimit të shkollës së mesme.

E gjatë studimeve, ajo thotë se, pa dashur t’i ndajë asnjërën prej lëndëve, pasi të gjitha e kanë pasur rëndësinë e tyre, megjithatë përshtypje më të mëdha i kanë lënë lëndët Projektim, Konstruksione dhe Studio.

Gjatë kësaj kohe, përshtypje më të rëndësishme i ka lënë pjesëmarrja Konferencën e organizuar nga UBT me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ku ajo ka pasur mundësi të njoftohet me profesorë të huaj të lëmit të Arkitekturës, si dhe të përfitojë njohuri të shumta.

Por, përvoja më interesant për të ka qenë vizita studimore e organizuar nga UBT, gjatë së cilës ajo së bashku me studentë të tjerë kanë vizituar Dubrovnikun në Kroacia, Lubjanë në Slloveni, Venecian në Itali dhe Vjenën në Austri.

Mobi Casa

“Nga këto vizita kemi mësuar shumë për historinë dhe arkitekturën e këtyre vendeve”, shprehet ajo.

Ajo ka qenë edhe në një vizitë tjetër. “Kemi qenë në vizitë në Stamboll disa ditë, ku kemi vizituar panairin e materialeve, i cili organizohet çdo vit dhe kemi punuar një uorkshop me studentët e Fakultetit “Mimar Sinan”, një ndër fakultet më të mira të Arkitekturës, ku edhe jemi shpërblyer me certifikata për pjesëmarrje”, thekson Nuza.

E kur flet për rezultatet e larta që ka arritur gjatë studimeve, ajo shprehet: “Duke pasur parasysh së unë në shkollën e mesme kam qenë në gjimnaz, kur i kam filluar studimet më është dashur të filloj nga zeroja. Mirëpo, me përkushtim të madh dhe me ndihmën e profesorëve, të cilët asnjëherë nuk kanë hezituar të na japin ndihmën e tyre, kam arritur këtu ku jam sot”.

Nexhmija Nuza sot është e angazhuar në zyrë projektuese “Centimetri”, që është një shoqëri arkitektësh, inxhinierësh dhe dizajnerësh që i ka fillimet e saj në vitin 2004 dhe që, e organizuar në një mënyrë shumë bashkëkohore si në ide, projekte, staf, menaxhim, ka krijuar një filozofi krejtësisht të re të arkitekturës në Kosovë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.