Fundamenti

Nexhmie Kallaba i bashkohet AKR-së

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Degës së AKR-së në Kamenicë sot i është bashkuar ish nënkryetarja e Komunës së Kamenicës, anëtarja e kryesisë së LDK-së, Nexhmie Kallaba.

Kallaba ka një eksperiencë të madhe në angazhimin e saj politik, pesë vite ka qenë nënkryetare e Komunës së Kamenicës dhe kontribuuese e madhe në gjithë zhvillimin e Komunës së Kamenicës. Ajo është një ndër zërat më të fuqishëm të angazhimeve për barazinë gjinore në Kosovë, raporton rajonipress.

Uji Dea

“Jam e përkushtuar të vazhdojë të jap kontributin tim për komunën time, dhe këtë tanimë më së miri mund ta bëj përmes AKR-së. Zhvillimi ekonomik i Kosovës duhet të jetë në top agjendën e qeverisë së ardhshme dhe nuk ka dyshime se AKR përfaqëson alternativën më të mirë për këtë çështje. Jam mbështetëse e fuqishme e idesë së Presidentit Pacolli që autostrada të vijë te “Dheu i Bardhë” për t`i dhënë rastin e zhvillimit edhe kësaj pjese të Kosovës” tha Nexhmie Kallaba me rastin e aderimit.

Kurse Fatmir Matoshi kryetar i degës së AKR-së në Kamenicë tha se AKR është mjaft e nderuar që sot i është bashkuar zonja Kallaba, “AKR do të jetë shtëpia e saj, dhe ardhjet e këtilla na bëjnë të besojmë se jemi në rrugë të drejtë dhe po përfaqësojmë interesin e qytetarëve në mënyrë dinjitoze. Do të punojmë së bashku me zonjën Kallaba që Kamenica të jetë më e zhvilluar në të gjitha aspektet” tha Matoshi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.