ARKATANA

Nexhmedini, me jetën dhe veprën e tij, i dha kuptim fjalës “burrë“, sepse ai ishte mishërim i atyre virtyteve

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Përkujtim në ditën e shtatë të ndarjes nga jeta të Nexhmedin Arifit (27.07.2025 – 03.08.2025). Gjatë tri ditëve të të pames (28-30 korrik), dëshmuam se sa shumë e kishin vlerësuar Nexhin njerëzit: nga bashkëvendësit, miqtë, bashkëveprimtarët, e deri te përfaqësues institucionalë, të cilët ndanë dhimbjen me fjalë mirënjohjeje për jetën dhe veprën e tij. Në shumë prej këtyre fjalëve u përmend me nder edhe trashëgimia e trungut të Mulla Xhemës, dëshmor pa gjyq i vitit 1944., gjurmët e të cilit i ndoqi me dinjitet edhe Nexhmedin Arifi, duke e jetuar jetën me ndjenjë të thellë përgjegjësie ndaj atdheut dhe familjes ka shkruar Mursel Murseli.

Postimi i plotë:

Në ditën e shtatë të ndarjes nga jeta të mikut tonë të dashur, kontribuuesit të shquar dhe ish-kryetarit të Komunës së Vitisë, Nexhmedin Arifi, dëshiroj të ndaj me publikun një përkujtim nga zemra, për të nderuar figurën dhe veprën e tij.

Edhe pse nuk arrita të jem prezent në momentin e varrimit të tij, më 27 korrik 2025, pata nderin dhe përgjegjësinë morale që, në emër të trungut të Mulla Xhemës, të përfaqësoj familjen Murseli në pritjen e të pames, së bashku me Haxhi Ismetin (axha i Nexhit dhe trashëgimtari i gjallë nga tre djemtë e Mulla Xhemës), si dhe me familjarë e dashamirë të shumtë.

Gjatë tri ditëve të të pames (28-30 korrik), dëshmuam se sa shumë e kishin vlerësuar Nexhin njerëzit: nga bashkëvendësit, miqtë, bashkëveprimtarët, e deri te përfaqësues institucionalë, të cilët ndanë dhimbjen me fjalë mirënjohjeje për jetën dhe veprën e tij.

Në shumë prej këtyre fjalëve u përmend me nder edhe trashëgimia e trungut të Mulla Xhemës, dëshmor pa gjyq i vitit 1944., gjurmët e të cilit i ndoqi me dinjitet edhe Nexhmedin Arifi, duke e jetuar jetën me ndjenjë të thellë përgjegjësie ndaj atdheut dhe familjes.

Nexhmedinii, me jetën dhe veprën e tij, i dha kuptim fjalës “burrë“, sepse ai ishte mishërim i atyre virtyteve, që populli ynë ndër shekuj i ka konsideruar si themel të burrërisë. Prandaj, në këtë përvjetim të parë të ikjes së tij, ndiej se i përket t’i kujtojmë edhe këto:

Eco Higjiena

Shtatë shartet e burrnisë shqiptare

  1. Fjala me vend
  2. Nderi i pastër
  3. Besa e fortë
  4. Drejtësia
  5. Durimi në kohë të vështira
  6. Mbrojtja e të dobëtit
  7. Mendja përpara forcës

Nexhi jetoi në këto parime. I përfaqësoi me dinjitet në shërbim të familjes, shoqërisë dhe vendit. Ai u përmend si shembull në të gjitha fjalët që u thanë gjatë pritjes mortore, dhe u përjetua si mungesë në secilin përqafim ngushëllues.

Andaj, unë si përfaqësues i familjes nga dajallarët e Mulla Xhemës, tani që po kthehem në mërgim, ndjehem pak më i lehtësuar në shpirt nga nderimi që iu bë të ndjerit, dhe me këtë shkrim përkujtues dua ta përcjell përjetësisht mirënjohjen time për Nexhin, familjen Arifi dhe për të gjithë ata që ndanë dhimbjen me ne, si dhe një kujtesë për brezat dhe një lutje për shpirtin e Nexhit:

Zoti e mëshiroftë dhe ia bëftë dritë varrin!

Me respekt e mirënjohje,
Mursel Shabi Murseli
(daja i trungut të Mulla Xhemës dhe mik i afërt i Nexhit)