Nexhmedin Arifi kandidatë i PDK-së për Komunën e Vitisë

Gjilan – Burime brenda PDK-së në Prishtinë dhe brenda KQZ-së thanë për rajonipress se kryesia qendrore e PDK-së e ka dërguar në KQZ emrin e Nexhmedin Arifit si kandidatë për kryetar komune në Viti.
Edhe pse dega e PDK-së në Viti e ka shpallur Xhevat Bislimin kandidatë për kryetar të Vitisë, megjithatë takimi i Thaçit me kryesinë qendrore ditën e mërkurë ka nxjerrë në shesh ndryshime radikale.
Thaçi pos që rehatojë Gjilanin me gjasë është marrë edhe me degën e PDK-së në Viti e cila ka pasur mjaft telashe, përplasje mospajtime të thella në raportet PDK- qeveri komunale.
Megjithatë Hashim Thaçi sërish i ka besuar Nexhmedin Arifit që të jetë kandidatë për këtë qytet. Burimet e rajonipress brenda PDK-së në Prishtinë dhe brenda KQZ-së thanë se kandidati i nominuar për Viti dhe zyrtar mbetet Nexhmedin Arifi./rajonipress/