Nexhmedin Arifi dhe PDK-ja duhet të turpërohen para qytetarëve vitias
Gjilan – Komentet e Nexhmedin Arifit për punën e Kryetarit Haliti, pos që janë të shtrembëruara janë edhe shumë të pavërteta. Ato dëshmojnë edhe një fakt dëshmojnë se Nexhmedin Arifi është ende larg realitetit dhe se nuk din se çfarë është as ana profesionale e as ana financiare thuhet në një reagim të kabinetit Sokol Halitit.
Arifit ne vetëm ia përkujtojmë keq menaxhimin e tij, keq menaxhim të cilin e argumentojnë dosjet e shumta që i ka nëpër Gjykata e Prokurori thuhet në reagimin e kabinetit të Sokol Halitit.
Ne si kabinet reagojmë rreth këtyre akuzave që po bënë Nexhmedin Arifi, dhe PDK-ja në Viti, të cilët më së paku kanë arsye dhe moral politik që të merren me punën e qeverisjes komunale.
Arifi dhe PDK-ja duhet te turpërohen para qytetarëve Vitias, sepse deri sa ata ishin në pushtet vetëm të këqija, vetëm keq menaxhim dhe vetëm mos zhvillim e izolim i sollën Vitisë.
Nuk po i përmendim borxhet e shumta që kanë lënë pas, por Nexhmedin Arifi me kompaninë e tij e sollën në depresion politik një komune të tërë.
Kjo kompani sot e asaj ditë sorollaten zyrave të gjykatave te Gjilanit ku kanë aktakuzat e ngritura.
Sokol Haliti dhe qeverisja e tij, asnjëherë nuk është marrë me dosjet e ish zyrtarëve, sepse ne po punojmë dhe nuk po kemi kohë që të merremi me punët e liga të nëntokës. Ju rikujtojmë se Sokol Haliti deri tani e ka udhëhequr në mënyrën më të mirë të mundshme.
Ka treguar seriozitet, përkushtim, angazhim maksimal për të mirën e qytetarëve, familjeve vitiase. Çdo investim që po e bëjmë, po e bëjmë me një transparencë maksimale.
Për punën e kabinetit qeverisës të udhëhequr nga kryetari Haliti, vlerësimin më të mirë dhe më meritor e ka dhënë dhe po e jep popullata e komunës së Vitisë e që mendojmë se është juria më profesionale e mundshme.
Ne si kabinet qeveritar jemi vlerësuar lartë për performancën e treguar gjatë vitit 2014 edhe nga KDI-ja, por edhe nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, ku gjatë vitit 2014, çdo vendim i marrë ka qenë ligjor. Këtu duhet përmendur edhe rikthimin e donatorëve, ku një pjesë e tyre është stacionuar me zyre në komunën tonë. N. Arifit ia rikujtojmë edhe çmimet ndërkombëtare që po i arrijnë kryetarit Haliti që janë rezultat i qeverisjes së mirë të kabinetit në krye të të cilit qëndron ai.
Në fund kabineti i Sokol Halitit e sugjeron Nexhmedin Arifin që të merret me procesin gjyqësor ku është dënuar për keq menaxhim të parasë publike e mos te merret me punën e njerëzve afirmativ, dhe të dashur për qytetarë siç është Sokol Haliti thuhet në reagimin e kabinetit të Sokol Halitit./rajonipress/


