Uji Dea

Nexhat Daci thotë se fuqia politike në Kosovë iu është dorëzuar ndërkombëtarëve

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë Nexhat Daci ka akuzuar autoritetet vendase dhe ndërkombëtare për eksodin e kosovarëve, të cilët në fund të vitit të kaluar dhe në fillim të këtij viti, lanë Kosovën në numër të madh. Tha se politikanët e Kosovës i kanë dorëzuar fuqinë politike ndërkombëtarëve.

Ish kryetari i Kuvendit Daci, tha se fuqia politike në Kosovë iu dorëzua ndërkombëtarëve, e ata sipas tij, nuk dinë të qeverisin në shtëpi të huaj.

“Duke e nënvlerësuar potencialin tonë dhe duke e keqpërdorur mikpritjen tonë… në një mënyrë e kemi dorzu krejt fuqinë politike në faktorin ndërkombëtar. Faktori ndërkombëtar është shumë i rëndësishëm, ka qenë është dhe do të jetë gjithmonë por faktori ndërkombëtar nuk dihet të jetë zot shtëpie kurrë sepse ai nuk e di mentalitetin se çfarë shtëpie i duhet familjes time ose të jujes…dhe mundohet me imponu gjana që nuk i absorbon”, tha ai, në emisionin ‘Imazh’ në RTK.

Eco Higjiena

Tha se e gjithë kjo solli eksodin e kosovarëve, dhe jetesën e tyre në geto, si të vetmit që nuk gëzojnë liberalizim vizash.

“kemi ardh këtu që për herë të parë në historinë e popullit shqiptar mas përzënies që na kanë qu në Turqi tash ka ngja eksodi jonë në Europë, është meritë e të dy faktorëve nën një faktorëve vendorë, që pa paterica nuk mundet me ecë dhe nën dy e faktorit ndërkombëtar që edhe sot e vetmja pikë e zezë në Europë është Kosova, e izolume në geto”, tha Daci.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.