Mobi Casa

Nexhat Daci qeverisë: Koalicioni të mos thirrët në numra. Mosrespektimi i sovranitetit sjell parehati në vend

/ 6 minuta lexim
Uji Dea

Ish kryetari i Kuvendit, Nexhat Daci, konsideron se vendimet në politikë nuk duhet të merren si rezultat i numrave të koalicioneve qeveritare. Numrat, sipas tij, gjithmonë krijojnë probleme të mëdha në shoqëri.

Në një intervistë për portalin “Indeksonline”, e cila do të publikohet në dy pjesë, Akademik Daci ka folur për punën e kabinetit qeveritar, për çështjen e asociacionit, për mundësinë qe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme si dhe për arrestimin e zyrtarit policor Nehat Thaçi. Sa i përket dështimit eventual të marrëveshjes për demarkacionin, Daci ka thënë se kjo nuk do të nënkuptonte edhe rrëzimin e Qeverisë, por do të ishte tregues i qartë se kjo qeveri nuk është në rrugë të drejtë.

Indeksonline: z.Daci, çështja e demarkacionit vazhdon të jetë pika ndarëse mes pozitës dhe opozitës, cila është rrugëzgjidhja sipas jush?

Nexhat Daci: Duhet pasur shumë kujdes me ndërtimin e shtetit të cilin e duan qytetarët. Vendimet nuk duhen të merren vetëm për shkak të numrave. Sepse numrat pastaj gjithmonë krijojnë probleme të mëdha në shoqëri. Në rastet e veçanta kur është në pyetje sovraniteti dhe integriteti i shtetit çdo mosrespektim i spektrit politikë krijon rreziqe dhe kurrë rehati nuk ka në atë vend. Në asnjë mënyre koalicioni nuk mund të thirret në numra, sepse shpeshherë ka ngjarë gjatë krijimit të shteteve që vendimet janë marrë në sajë të numrave dhe koha ka vërtetuar se kanë qenë vendime jo të shëndetshme.

Indeksonline: Si duhet të sillet Qeveria karshi këtij procesi?

Nexhat Daci: Unë nuk dua të bëhem mësues qysh duhet ajo të procedojë, unë e them qe Qeveria e ka përgjegjësinë ndaj shtetasve të vet. Pra, me çdo kusht kohor ose të parimeve duhet të punohet në krijimin e një uniteti në institucione pozitë e opozitë. Por, edhe në shoqëri, sepse shoqëria civile, shkenca nuk janë institucione, por mund të jenë ndihmesë shumë e fuqishme për institucionet. Prandaj, gjithmonë duhet ta kemi në mendje, e veçanërisht ata qe janë në pozita vendimmarrëse që vendimet e shëndetshme janë atëherë kur e ka pas vete përkrahjen e opinionit komplet.

Indeksonline: Nëse Qeveria e rikthen këtë projektligj në Kuvend dhe deputetët e rrëzojnë me votë, çka ndodhë atëherë me koalicionin qeverisës?

Nexhat Daci: Nuk do të thotë që nëse Kuvendi e rrëzon më votë këtë marrëveshje, më rënë Qeveria, sepse ajo nuk është votë direkte për ekzistimin e institucioneve. Por, është një tregues i fuqishëm se a je në rrugë të mirë apo ke hyrë telasheve.

Indeksonline: Tashmë po bëhen gati dy vjet kur kreu i LDK-së, Isa Mustafa e ka marrë drejtimin e Qeverisë. Sa ka arrite kryeministri Mustafa të përmbushë pritjet e qytetarëve.

GRANDEMALL

Nexhat Daci: Objektivisht unë nuk ia qëlloj gjithmonë. Nuk jam i pagabueshëm, por bindja ime në fillim ka qenë dhe është se kjo Qeveri, ekspertët e ekonomisë i ka më të mirë se çdo formacion i Qeverive të mëparshme. Kjo është bindja ime. Por, mbani mend ekspertët në Qeveri ose ministrat nuk e formësojnë politikën. Politika formësohet në një nivel më të lartë: të presidentit, kryetarit të Kuvendit, kryeministrit dhe duhet të them se nuk mund të mburremi se kemi qenë shumë të pavarur në veçanti ndaj faktorit ndërkombëtar.

Unë e di dhe e kam përjetuar edhe gjatë luftës kam qenë në shtëpi me djalë dhe bashkëshorte. I kam përjetuar tmerret edhe psikologjike e fizike të ikjes nëpër bodrume, por e them qe njëherë jemi shtet i pavarur prej 2008 dhe ndonjëherë keni më u tregu si zot shtëpie edhe nëse nuk u pëlqeni. Faktori ndërkombëtar është tepër tepër tepër i involvuar në të gjitha punët edhe qe nuk i takojnë. Disi ia kemi dhanë shansin të diktojnë se çka do të bëjë shteti.

Prandaj edhe pse pa Bashkësinë Ndërkombëtare nuk do të kishte Kosovë të re dhe çlirim, por një ditë t’i si zot shtëpie duhet të tregosh qe menyja jote apo lloji i ushqimit dallon prej atij edhe ma të mirit botëror. Mbi të gjitha t’i duhet të pëlqehesh nga populli yt duke e respektuar atë qe e kanë bërë miqtë ndërkombëtar.

Indeksonline: Sa e ka dëmtuar LDK-në hyrja në koalicion me PDK-në?

Nexhat Daci: Një kohë ka qenë e paimagjinueshme qe LDK të jetë në koalicion me PDK-në. Në praktikë e pa realizueshme. Por, ndryshojnë rrethanat dhe koha imponon. Unë e them qe nuk janë të shëndetshme koalicionet e mëdha në rrugë të gjata. Sepse fuqia e votës u jep aq shumë fryrje saqë nuk jetojnë me realitetin dhe e dëmton demokracinë pamasë. Ne e kemi një përvoje shumë të mirë qe i kemi ikur luftës qytetare duke bërë lëshime të tilla.

Indeksonline: Po thoni që LDK është dëmtuar nga koalicion?

Nexhat Daci: Bindja ime është qe sondazhet lokale nuk janë të sakta, por janë tregues brengosës dhe intimisht mendoj se ka qenë i dobishëm koalicioni, por pala që është dëmtuar është LDK.

Indeksonline: Sa i përket zgjedhjeve të parakohshme ka qëndrime të ndryshme. Pozita po insiston në respektim të cikleve zgjedhore, ndërsa opozita po dëshiron zgjedhje të parakohshme? Kur i shihni zgjedhjet e parakohshme?

Nexhat Daci: Unë jam gjithmonë njeri i ofrimit të zgjedhjeve pa tërmete, por të obligueshme. Kosova nuk është e përgatitur për zgjedhje sot. Nuk është as në aspektin legjislativ as në aspektin administrativ. Ne do të mund vetëm t’i shtojmë tensionet nëse mbahen zgjedhjet. Unë jam adhurues i një faze kalimtare të qetë të përgatitjes të gjithçkafit për të shkuar në zgjedhje. Është më mirë për opozitën qe të fokusohet në atë që qytetarët ta donë propozimin e saj. Si e shohin ekonominë, shëndetësinë jo më fjale, por demonstrime. Unë po them se ne i kemi ikur me presidentin Rugova këtyre çështjeve duke bërë zgjidhje të pëlqyeshme. Unë i kam thënë edhe pse i kemi pasur 49 deputetë dhe kemi pasur mundësinë me e formu Qeverinë vetëm, kam luftuar të presidenti Rugova qe kryeministrin të ia japim PDK-së sepse partitë e dala nga lufta në atë mënyre i kemi institucionalizu./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.