Fundamenti

Nexhat Daci: PAN të bëjë sakrificë për t’i shmangur zgjedhjet

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Nexhat Daci është politikani që pasluftës kishte negociuar zhbllokimin e bllokadës politike, pas zgjedhjeve të para parlamentare. Atëherë, LDK si fituese e zgjedhjeve, pas një bllokade, kishte bërë lëshime, duke pranuar që pozitën e Kryeministrit t’ia japë partisë së dytë, PDK’së.

Ish-udhëheqësi i Parlamentit, Nexhat Daci, sheh ngjashmëri edhe tash me kohën e pasluftës. Thotë se partia fituese duhet të bëjë lëshime për të zhbllokuar proceset politike.

Mobi Casa

Thotë se Kadri Veseli nuk është dashur të kushtëzojë tërheqjen e tij nga pozita e Kryeparalmentarit me votimin e Qeverisë. Ndërsa, sa i përket seancës konstituive, Daci thotë se seanca ende nuk është mbyllur, por vetëm është bërë një gabim nga ana e Kryesuesit, i cili ka qenë nën presion të partisë.

Thotë se s’ka seancë të re sepse s’ka kush e thirr, por duhet të vazhdohet deri në fund, me seancën konstituive. Nëse bllokada vazhdon, Daci thotë se pashmangshëm do të ketë zgjedhje, ku askush s’do të jetë përfitues./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.