UBT

“New York Times” përkrah Obaman

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

New york – Redaksia e “New York Times” ka vendosur që në zgjedhjet presidenciale në SHBA të përkrah presidentin aktual dhe kandidatin e demokratëve Barack Obaman.

Në një editorial të botimit të së dielës , redaksia e kësaj gazete prestigjioze dhe me famë, jo vetëm në Amerikë, ka theksuar me entuziazëm se mbështet rizgjedhjen e Obamas president, duke vlerësuar se ai deri tash ka treguar përkushtimin e fortë që me administratën e vet të punojë në rritjen e ekonomisë edhe përkundër “ pengesave të vendosura nga republikanët në Kongres”.

KKVITI

Gazeta tjetër e New Yorkut, “New York Post” para dy ditësh e ka deklaruar përkrahjen për Mitt Romneyn, kandidatin republikan për president të SHBA-së.