UBT

New York, shqiptarja fiton një milion dollarë në lotari

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Dy banorë me fat në Bronks kanë fituar miliona dollarë të enjten prej lotarisë së New Yorkut.Njëri prej tyre është i sapodiplomuari nga Bronx College, Junior Julian Etwaroo me një çek prej 5 milionë dollarësh, kurse amvisja, Flora Pllumaj, fitoi gjithashtu një shumë të majme prej 1 milion dollarësh.

Eco Higjiena

Një nga biletat fituese, siç transmeton Koha.net, është blerë në Discount Mart në Westchester Avenue. Pronari i dyqanit tha se ishte hera e parë që kishte shitur një biletë një milion dollarëshe. /Telegrafi/