Mobi Casa

Nevzati: Unë kam më pak vota se Luta, po fytyrë kam më shumë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Bujar Nevzati ka pasur një polemikë të ashpër me Lutfi Hazirin. Unë kam më pak vota se Lutfi Haziri, por kam më shumë fytyrë dhe flas hapur para qytetarëve ka thënë Nevzati.

Bujar Nevzati këshilltar komunal nga PDK-ja ka pasur një polemikë të ashpër me Lutfi Hazirin. Pasi ka bërë disa pyetje në adresë të Hazirit dhe meqë nuk ka marrë asnjë përgjigje Nevzati ka shpërthyer me akuza. “Unë është e vërtetë se kam më pak vota se Luta, por kam fytyrë më shumë dhe jam më i pastër para qytetarëve. Kështu ky Luta ka punuar tërë jetën dhe e njoh mirë. E vërejtet edhe sot ku na akuzojë pa asnjë argument dhe iki, e pyetëm për tendera dhe iku. Kjo tregon se ne kemi një kryetar hajgaregji, mashtrues për fat të keq. Kështu e kanë zgjedhur qytetarët e Gjilanit” tha Nevzati.

UBT

Kurse Riad Rashiti tha se Luta po ikë nga debatit, ai nuk po jep përgjigje, nuk po flet për uzurpimet, ndërtimet pa leje. “Sot i iku debatit dhe nuk është fer e as e sinqertë. Nuk ka dietë buxhetore sepse kemi shpenzime enorme. Luta nuk ka kontroll as në buxhet, as në prokurorim” tha Rashiti.

Kurse Lutfi Haziri duke iu përgjigjur kritikave të opozitës, kreu i Gjilanit tha se “nuk merr pjesë në gara t’pshtymës”. “Temat që e kanë përcjellur Kuvendin nga janari janë retorikë e njëjtë, insinuata, kualifikime që bazohen apo motivohen në prapavijë politike dhe jo në interes të qytetarëve. Unë i jap llogari qytetarëve, kurse raportin me Kuvend e kam të rregulluar me ligj. Jam krenar që unë jam zgjedhur me votë qytetare prej 60 për qind, ndërkaq nga dita e betimit i përfaqësoj qind për qind të qytetarëve. Për inate politike, disa vazhdojnë të njollosin, por unë ju kam treguar që në fillim se në lojën e pështymës nuk marrë pjesë. Nuk marrë pjesë në garat të tilla”, ka thënë Haziri./rajonipress/