KKVITI

Nevzati: Qyteti ynë nuk ka nevojë për mashtrime e projekte propagandistike, por për zgjidhje konkrete e serioze

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Përulja para kamerave nuk mund ta mbulojë dështimin e tyre për të garantuar shëndetin publik, sigurinë e qytetarëve dhe një mjedis urban të denjë për të jetuar. Qeverisja komunale në Gjilan po vazhdon ta mashtrojë opinionin me projekte të zbukuruara vetëm për fotografi e marketing politik ka shkruar Bujar Nevzati.

Reagimi i plotë:

Qeverisja komunale në Gjilan po vazhdon ta mashtrojë opinionin me projekte të zbukuruara vetëm për fotografi e marketing politik.

Dje u përurua i ashtuquajturi “bulevard i qytetit”, ndërkohë që vetëm dhjetë metra larg zyrës së Kryetarit, në rrethrrotullimin e qendrës, qytetarët ballafaqohen çdo ditë me qentë endacakë – rrezik i drejtpërdrejtë për fëmijët, gratë, të moshuarit dhe të gjitha shtresat e shoqërisë.

ARKATANA

Shikoni në çfarë gjendje është ky rrethrrotullim në qendër të qytetit!
Kjo pamje nuk i përngjan një qyteti normal, e lëre më qytetit të Gjilanit.

Ky ndryshim i hidhur e dëshmon qartë se prioritetet e kësaj qeverisjeje nuk janë siguria dhe mirëqenia e qytetarëve, por fasadat e përkohshme që nuk i japin asnjë zgjidhje problemeve reale të përditshme.

Përulja para kamerave nuk mund ta mbulojë dështimin e tyre për të garantuar shëndetin publik, sigurinë e qytetarëve dhe një mjedis urban të denjë për të jetuar.

Qyteti ynë nuk ka nevojë për mashtrime e projekte propagandistike, por për zgjidhje konkrete e serioze për problemet elementare që prekin çdo familje në Gjilan!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.