FIDANISHTJA

Nevzati: Pres të jem zgjedhja juaj e besuar; pres të vazhdojmë rrugëtimin bashkë si edhe deri më tani

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Ju faleminderit që këto ditë kudo më keni pritur e trajtuar si pjesë tuajën. Natyrshëm më keni mbushur me besim dhe vullnet që edhe më fuqishëm të jem zëri juaj ka shkruar në mesazhin e tij Bujar Nevzati.

Postimi i plotë:

Miq, qytetarë të Gjilanit, anëtarë të PDK-s!
Falënderim e mirënjohje që si gjithmonë edhe këto ditë ju hapët zemrat e shprehët besimin tuaj për mua në gjithë këto vite që rrugëtuam bashkë.

Mirënjohës e falënderues përjetësisht që ju ende, me plot besim, qëndroni me mua në përballjet me sfidat e reja e të vjetra.

I lumtur që kudo gjeta mbështetjen tuaj përsëri, gjeta po atë raport që kemi krijuar kaherë. Sigurisht krenar se ju ma vërtetuat që kam qëndruar krah jush gjithë këto vite e dekada në gëzime e sfida.

Krenar e i lumtur që jeni miqtë e mi, njerëzit me të cilët kemi ndarë gjithë përpjekjet tona për barazi e drejtësi.

FIDANISHTJA

Të dielën, në kutinë tuaj ju nuk do të hidhni thjesht një letër, por besimin tuaj. Në kutinë e votimit ju do të vëni synimin për jetë më të mirë, për Gjilanin, lagjen e fshatin më të mirë; ju do të hidhni në kuti vullnetin e dëshirat tuaja.

Pres të jem zgjedhja juaj e besuar; pres të vazhdojmë rrugëtimin bashkë si edhe deri më tani; pres votën tuaj natyrshëm, sepse na lidh besimi e vizioni i përbashkët.

Ju faleminderit që këto ditë kudo më keni pritur e trajtuar si pjesë tuajën. Natyrshëm më keni mbushur me besim dhe vullnet që edhe më fuqishëm të jem zëri juaj.

Zoti ju ruajt ju e familjet tuaja.

Ju faleminderit!

RiadRashiti191

BujarNevzati2

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.