Eko Higjiena

Nevzati: Po të kishim kryetar komune…?

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Bujar Nevzati këshilltar komunal nga radhët e PDK-së në seancën e fundit ka dhënë shumë vërejtje e akuza në adresë të qeverisjes Haziri. Nevzati ka thënë se qeverisja Haziri po e shëmton qytetin me ndërtimet pa lej dhe po e dëmton infrastrukturën rrugore.

“Po të kishte qyteti ynë Kryetar, nuk do të ishte shëmtuar kaq shumë nga ndërtimet pa leje, nuk do të ndërtohet kaq keq infrastruktura rrugore, ku pas disa muajsh qahet asfalti e bien bari mbi të (gjë të cilën edhe publikisht e pranoi Luta ). Po të kishim Kryetar Komune, Lumi Mirusha do të ishte harruar” me këto akuza Bujar Nevzati e ka nisur diskutimin e tij në seancën e së premtës.

Nevzati ka thënë se me këtë qeverisje Luta e ke kthye Gjilanin, atje ku e pate lënë në 2005. “Po të kishim Kryetar Komune sallat e Sportit do ishin rregulluar që moti. Po të kishim Kryetar Shtëpia e kulturës në Përlepnicë e Kanalizimi, që moti ishin harrue. Po të kishim Kryetar Komune, Drejtorët me performancë të dobët që moti ishin ndërruar. Po të kishim Kryetar Komune, punëtoret e Administratës Komunale, nuk do të rrinin vetëm nëpër kafiteri e vazhdimisht me konflikte në mes veti. Po të kishim Kryetar, kompleksi i shkollave të mesme ish harrue. Po të kishim Kryetar Komune, nuk do të shpallej Konkursi për Drejtor shkollash nga dy e tri here e të mos t`i zgjedhin. Po të kishim Kryetar Komune, do të zgjidhej me kohë problemi i Profesorit të Gjimnazit Xhavit Ahmeti ( një gjysëmvjetor, s`ke mundur me e zgjedhë atë problem kaq të vogël ).

Mobi Casa

Po të ketë Gjilani Kryetar Komune, nuk i kishte pranuar pa konkurs 120 punëtor në administratën Komunale” ( sepse secili Drejtor, pranon krye në vete punëtor ).

Nevztai tutje ka thënë se po të kishim Kryetar Komune, ai do të merrte pjesë në seancat e Kuvendit dhe të KPF-së. “Po të kishim Kryetar Komune, nuk ishin keqpërdor subvencionet, ndarje mbi 4000 euro dhe pagesa e udhëtimeve jashtë vendit dhe pagesa e mëditjeve pa asnjë dëshmi. E shumë e shumë të tjera. Prandaj këtë nuk po e them vetëm unë e as vetëm opozita, por po e thonë qytetarët e Komunës e aq ma zëshëm po e thonë bashkëpunëtoret e tu të ngushtë dhe votuesit tuaj. Prandaj edhe njëherë po kërkoi, që të kthehesh në punën që ta kanë besuar votuesit dhe ta besh ndonjë punë të hajrit, se koha e fjalëve ka përfunduar” ka thënë Nevzati./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.