Fundamenti

Nevzati: Nuk guxojmë të zhgënjehemi, përkundër zhvillimeve jo të kënaqshme me komunën

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – E di se nuk jemi të kënaqur me zhvillimet e komunës dhe pritjeve tuaja, por asnjëherë nuk guxojmë të zhgënjehemi, sepse kemi qenë të fortë edhe atëherë kur kemi qenë shumë keq si komb, e mos të flasim sot kur ka ardhë dita që çështja e zgjidhjes së drejtë të problemit të Kosovës me Serbinë i ka ardhë fundi. Unë besoj shumë që kjo është një ditë e mirë për të reflektuar,se sa kemi arritur, pa i harruar edhe ato që kemi mundur ti bëjmë e si kemi bërë. Jam i bindur që së bashku kemi me i’a arrit qëllimit, për me rregulluar Gjilanin dhe Kosovën tonë të dashur, ashtu siç e deshën dëshmorët dhe si e dëshirojnë qytetarët e Republikës së Kosovës ka shkruar Bujar Nevzati.

Postimi i plotë i Bujar Nevzatit

Të dashur qytetarë të komunës tonë:
Sot është një ditë e veçantë për t’iu uruar 21 vjetorin e Çlirimit të Gjilanit me rrethinë.
Të mendosh gjithë atë përpjekje për liri, gjithë atë sakrificë të mijëra njerëzve për fitoren e luftës dhe pastaj edhe paqen është mrekulli. Nuk ka veprimtarë a idealist duke e fillu nga Metush Krasniqi, Adem Demaçi, e Hydajet Hyseni e të gjithë me radhë që kanë besuar që një ditë kaq të shpejtë do të vjen çlirimi i Kosovës. Unë kam pas fatin të bisedoj me një pjesë të madhe të tyre, dhe ata gjithmonë kanë ëndërruar dhe kanë punuar shumë se një ditë do të festojmë këtë ditë, por nuk kanë besuar që kaq shpejtë do të vje kjo ditë dhe përfundimisht ta largojmë Serbinë nga Kosova.

Uji Dea

Andaj edhe unë edhe gjenerata ime nuk kemi mundur të besojmë se do të vjen dita të veshim uniformën e UÇK-së dhe t`i kapim armët kundër Serbisë. Por ja që erdhi dita e shumëpritur, me shumë mund e sakrificë të qindra e mijërave ushtarëve të UÇK-së me në krye komandantin legjendar Adem Jashari dhe së bashku me aleatët e NATO-s ta shporrim njëherë e mirë Serbinë nga Kosova.

Prandaj sot kur po festojmë Ditën e Çlirimit të Gjilanit me rrethinë i përkujtojmë me krenari dëshmorët dhe martirët e kombit.

E di se nuk jemi të kënaqur me zhvillimet e komunës dhe pritjeve tuaja, por asnjëherë nuk guxojmë të zhgënjehemi, sepse kemi qenë të fortë edhe atëherë kur kemi qenë shumë keq si komb, e mos të flasim sot kur ka ardhë dita që çështja e zgjidhjes së drejtë të problemit të Kosovës me Serbinë i ka ardhë fundi. Unë besoj shumë që kjo është një ditë e mirë për të reflektuar,se sa kemi arritur, pa i harruar edhe ato që kemi mundur t`i bëjmë e si kemi bërë. Jam i bindur që së bashku kemi me i’a arrit qëllimit, për me rregulluar Gjilanin dhe Kosovën tonë të dashur, ashtu siç e deshën dëshmorët dhe si e dëshirojnë qytetarët e Republikës së Kosovës.
Lavdi e përjetshme të gjithë të rënëve për liri!
E gëzofshin lirinë e Kosovës.