Uji Dea

Nevzati: Lutfi Haziri e ka kthyer në vitin 2007 gjendjen në arsim

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Bujar Nevzati në një konferencë për media ka akuzuar Lutfi Hazirin se me ndërhyrjet e tij të drejtpërdrejta duke u përzier në çështjet e konkursit dhe duke mos bërë shpalljen e listës së arsimtarëve që kanë kaluar testin e që lista është konfirmuar edhe nga Nazmi Musa po tregon se arsimi është kthyer në vitin 2007 kur në pushtet ishte LDK-ja e bënte marrëzi të panumërta me caktimin e mësuesve nëpër shkolla.

Bujar Nevzati këshilltar i PDK-së në një konferencë për media ka folur për konkursin e fundit të shpallur nga drejtoria e arsimit për 50 vende të lira e ku janë kryer të gjitha procedurat dhe është verifikuar edhe lista, por me ndërhyrjen e tij është stopuar publikimi i saj.

Nevzati tha se Haziri ka bërë dy shkelje serioze. “E para e ka fshehur konkursin dhe e dyta vet e ka bllokuar listën për ta bërë publike. Haziri vet e ka emëruar komisionin dhe nga ana e Nazmi Musës i është konfirmuar lista prej 50 vetave, por ai sërish e ka stopuar atë. Kemi informata nga tereni se kanë shkuar nga dy arsimtar në punë. I bëjmë apel Hazirit që ta bëjë publike listën për të mos ndërmarr hapa tjerë radikal”.

ARKATANA

Nevzati tha se me këto ndërhyrje Haziri e ka bërë rrëmujë gjendjen në arsim, pothuajse i njëjtë me vitin 2007 kur kishin hasmëri mes vete Xhemajl Hyseni e Lutfi Haziri.

Gjithashtu Haziri në të njëjtën kohë thotë se drejtorët kanë kompetenca e në anën tjetër ua merr këto kompetenca dhe ua bllokon proceset. “Në këtë rast Nazmi Musa nuk ka asnjë pikë të fajit” tha Nevzati./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.