Eko Higjiena

Nevzati: Luta nuk e nxori Gjilanin nga depresioni, përkundrazi e thelloj krizën

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Bujar Nevzati këshilltar komunal nga radhët e PDK-së thotë se Lutfi Haziri edhe pse kishte premtuar se do ta nxjerr Gjilanin nga depresioni politik, ai lëre që nuk e realizoj këtë premtim, por e thelloi edhe më shumë krizën.

Bujar Nevzati thotë se Lutfi Haziri që nga zgjedhja e mandatimi i tij si kryetar i komunës së Gjilanit nuk i ka bërë pesëmbëdhjetë ditë pune në zyrën e tij. “Ai në seancat e Asamblesë Komunale nuk ka qëndruar më shumë se dy orë që nga themelimi i Asamblesë deri më sot”, raporton rajonipress.

Lutfi Haziri si “politikan i kalibrit të lartë” ”, vendin e punës e ka në Prishtinë, në zyrat e LDK-së atje dhe në takimet e “nivelit të lartë” ku vendosen “fatet e atdheut”, ndaj ai nuk ka kohë tu përgjigjet dhjetëra pyetjeve e shkresave që kemi bërë ne si këshilltar dhe qindra preokupimeve të qytetarëve të Gjilanit thotë Nevzati me ironi.

“Kështu ai po dëshmon atë që e kemi thënë në vazhdimësi, se pos karrierës së tij politike, gjë tjetër nuk ka më interes, aq më pak ndonjë gjë që e lidhë me qytetarët e Gjilanit. Në fund të fundit në shumësinë e angazhimeve të tij politike në të gjitha nivelet, ai asnjë gjurmë të vetme nuk e ka lënë për Gjilanin e qytetarët e tij, apo më mirë thënë ka lënë decentralizimin që ka gjymtuar Gjilanin e Anamoravën, pastaj “shembullin e mirë” të ndarjes së mjeteve për qytetarët pas tërmetit, ka lënë skeletin e shëmtuar të Bukuroshes së qytetit dhe një vinç gjigant që ka paraqitur rrezik të përhershëm mbi kokat e qytetarëve, ka lënë gjurmë gjithashtu në privatizimin e Fabrikës së Radiatorëve”.

Nevzati thotë se tani, kryetarin e Gjilanit zotin Lutfi Hazirin më kot qytetarët e kërkojnë në zyrat e tij, sepse ai ka angazhime të mëdha “nacionale” në Prishtinë për të ndjekur”Koalicionin e shpresës”, për të cilin, sigurisht e kanë votuar qytetarët e Gjilanit dhe janë krenar për faktin se kryetari i tyre po del të jetë “shpëtimtari i Kosovës”.

“E ftojmë sinqerisht Hazirin që të kthehet në Gjilan dhe të punojë për qytetin e tij, dhe le të fillojë të punojë për njerëzit që ia kanë dhënë besimin, dhe mos të vazhdojë të fshihet pas “lisit të madh”, siç ka bërë gjithë jetën, apo ndoshta edhe detyrën e kryetarit të komunës e ka decentralizuar, sepse fundja, ai ka dëshmuar se kurrë nuk ka bërë ndonjë gjë vetë, për shkakun se logjika e decentralizimit të gjithçkaje i ka siguruar mbijetesë në skenën politike”.

ARKATANA

“Logjika e “gacës” dhe e “mashës” nuk të shpëton më zoti kryetar, sepse përgjegjësitë e kryetarit të komunës duhet t`i ushtrosh vetëm t`i, sepse vetë t`i ke votuar ligje që e rregullojnë këtë fushë, dhe më e rëndësishmja, qytetarët e Gjilanit kanë votuar që të shohin në Gjilan, që të punosh për Gjilanin, që tu ndihmosh atyre për jetë më të mirë e jo që të copëzosh postin e kryetarit të Gjilanit në copëza që prodhojnë gjysma a s`prodhojnë hiq.

“Lëre Prishtinën kryetar, kthehu në Gjilan te njerëzit e tu. Lëri politikat e mëdha dhe merru me fatet e njerëzve që të kanë besuar, lëri lartësitë e shih poshtë zoti kryetar sepse në fund ë fundit “djalli fshihet në detajet” apo jo”.

Nevzati thotë se ende nuk kemi parë asnjë lëvizje, asnjë parametër konkret që do të tregonte se po realizohet premtimi i kryetarit Haziri për nxjerrje të Komunës së Gjilanit nga “depresioni ekonomik”.

“Përkundrazi, është thelluar kriza e bizneseve të vogla dhe të mesme nga mungesa e kreativitetit të kësaj qeverie dhe indiferencës që po tregon në raport me problemet e shumta të biznesit gjilanas”.

Nevzati tha se asnjë vizitë e vetme nuk i është bërë asnjë biznesi pas ardhjes në pushtet, përveç nëse konsiderohet vizitë frekuentimi i kafiterive ku ai shkon zakonisht./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.