RCCOLA

Nevzati: Luta duhet t`i kërkojë falje publike anëtarëve të PDK-së

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Bujar Nevzati këshilltar komunal nga radhët e PDK-së edhe pse ishte përgatitur me kohë për të bërë disa pyetje në adresë të Lutfi Hazirit ky i fundit nuk erdhi fare në seancë me arsyetimin se ka angazhime familjare. Nevzati tha se Lutfi Haziri duhet të kërkojë falje publike për akuzat se gjoja PDK – ja dhe UDB-ja e kanë kryer aksionin e dëmtimit të veturave. Kjo është deklaratë shumë e gabuar dhe ai duhet të kërkojë falje publike në adresë të 10 mijë anëtarëve të PDK-së tha Nevzati.

Bujar Nevzati nuk ka duruar shumë kur e ka parë mungesën e kryetarit të komunës Lutfi Haziri në seancën e se martës. Valentina Bunjaku duke dhënë një shpjegim tha se Haziri mungon për shkak të angazhimeve familjare që ka.

Mobi Casa

Por Bujar Nevzati i cili një ditë më herët kishte adresuar disa pyetje për Hazirin tha se e ka ditur se do të mungojë Luta në këtë seancë. “S`ka guxim Luta të ballafaqohet me pyetjet tona. Ai e dinë fare mirë se ka gabuar rëndë me një deklaratë ku akuzon njerëzit e PDK-së se gjoja qëndrojnë prapa aksionit të dëmtimit të veturave. Kjo është një deklaratë e rëndë për 10 mijë anëtarët e PDK-së dhe Luta duhet të kërkojë falje publike. Luta s`ka ku shkon sepse duhet të ballafaqohet edhe me problemet e tjera që i kam kërkuar për të dhënë sqarime në fushën e arsimit ku gjendja është e rëndë, në fushën e punësimit, ekskursionet etj./rajonipress/