ARKATANA

Nevzati kërkon llogari për të punësuarit në kohën e qeverisjes aktuale

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Bujar Nevzati (PDK) ka përsëritur kërkesën për t`iu ofruar në Kuvend Komunal listën e të punësuarve në periudhën e kësaj qeverisjeje si dhe listën e projekteve të realizuara, duke thënë se nuk heq dorë nga këto kërkesa. Kurse Sahit Abazi (PDK) kërkoi mbajtjen e një seance të veçantë për arsim, ku do të diskutohet çështja e mësimdhënësve që pritet të humbasin vendet e punës për shkak të shuarjes së klasave të 13-ta.

Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF), ka mbajtur të mërkurën mbledhjen e radhës, ku ka rekomanduar për Kuvend Komunal Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) 2015-2017, vendimin për emërimin e anëtarëve të Komisionit Komunal të Aksionarëve në kompanitë “Ecohigjiena” dhe “Kosovatrans” si dhe vendimin për emërimin e Komisionit për plotësimin e emërtimeve të rrugëve dhe numërimit të adresave në territorin e Komunës së Gjilanit.

Kryesuesja e Kuvendit Komunal, Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka thënë se anëtarët e kësaj trupe komunale morën pjesë edhe në debatin me qytetarë dhe nëse ata nuk kanë për të thënë diçka tjetër në lidhje me KAB-in, atëherë do të ishte mirë ta rekomandonin për Kuvend Komunal, ku mund të hapet një debat më i gjerë, nëse vlerësohet i nevojshëm.

Sa i përket Komisionit për emërtimin e rrugëve, arsyetimin e ka dhënë Fehmi Agushi, zyrtar në Drejtorinë e Urbanizmit, i cili ka thënë se kërkesa bazohet në projektin për digjitalizimin e adresave në Kosovë, duke nënvizuar se Komuna e Gjilanit ka ngelur prapa në këtë proces, në krahasim me komunat tjera.

Komisionet e Aksionarëve për kompanitë “Ecohigjiena”, që vepron në partneritet publiko-privat dhe “Kosovatrans” si kompani publike, nuk janë votuar nga opozita (PDK), e cila ka abstenuar.

Mobi Casa

Përndryshe, Bujar Nevzati (PDK) ka përsëritur kërkesën për t`iu ofruar në Kuvend Komunal listën e të punësuarve në periudhën e kësaj qeverisjeje si dhe listën e projekteve të realizuara, duke thënë se nuk heq dorë nga këto kërkesa.

Kurse Sahit Abazi (PDK) kërkoi mbajtjen e një seance të veçantë për arsim, ku do të diskutohet çështja e mësimdhënësve që pritet të humbasin vendet e punës për shkak të shuarjes së klasave të 13-ta.

Valentina Bunjaku-Rexhepi tha se ajo e ka proceduar me kohë kërkesën e Nevzadit, por mbase është kuptuar si punë e kryer përgjigja që dha kryetari i Komunës në seancën e kaluar të Kuvendit Komunal, në lidhje me këto interesime.

Ndërkaq sa i përket kërkesës për seancë të veçantë të Kuvendit Komunal, ajo ka thënë se në bazë të informatave që ka, është gjetur një zgjidhje për problemin e mësimdhënësve që rrezikojnë të mbeten pa vende pune.

Ndryshe, Bunjaku-Rexhepi ka thënë se Kuvendi Komunal nuk do të shkojë në pushim kolektiv as gjatë verës, sepse do të ketë seanca edhe në korrik dhe gusht dhe nëse është e nevojshme mund të mblidhet për të diktuar edhe çështjen e ngritur nga Abazi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.