Fundamenti

Nevzati kërkon hetime nga prokuroria për zgjedhjen e drejtorëve

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Bujar Nevzati këshilltar komunal nga PDK-ja ka kërkuar nga Prokuroria që të hetohen rastet e zgjedhjes së drejtorëve të shkollave pasiqë sipas tij ka plotë parregullsi.

Bujar Nevzati tha se me rastin e zgjedhjes së drejtorëve të shkollave ka pasur plot parregullsi, që sipas tij, për gati gjysmën e tyre, përfaqësuesi i ministrisë nuk e ka hedhur firmën e tij.

Nevzati i ka bërë apel prokurorisë të hetojë në këtë drejtim, ta kontrollojë dokumentacionin e tillë sepse ka punë për të.

Nevzati ka fajësuar këtë pushtet që po bënë që arsimi jo që nuk po ecë para, por ai po kthehet si para vitit 2006, kur edhe atëherë pushtetin në Gjilan e kishte LDK, dhe gjendja e arsimit ishte e rëndë.

Fundamenti

Edhe, Leonora Bunjaku, këshilltare komunale e PDK-së, njëherësh anëtare e Komitetit të Arsimit ka thënë se PDK-ja si parti opozitare është e shqetësuar me shumë gjëra që po ndodhin në arsimin gjilanas.

Bunjaku tha se tani po hyjmë në muajin nëntor dhe shumë shkolla nuk e kanë zgjidhur çështjen e ngrohjes dhe për rrjedhojë kemi ndërprerje të mësimit ose shkurtim të orarit.

Bunjaku tha se ka edhe plotë telashe tjera që e përcjellin arsimin gjilanas dhe në këtë drejtim ka përmendur mungesën e përgatitjeve të shkollave në aspektin tekniko higjienik.

Po ashtu ajo tha se janë shkelur kriteret dhe kemi prapë klasë të stërngarkuara me nxënës, derisa për ekskursione tha se ato nuk duhet stopuar, por duhet organizuar si duhet ndërsa fajësoi pushtetin edhe për qasjen e gabuar ndaj shkollës së bujqësisë ku klasat po shuhen dhe nëse nuk ndërmerren masa mund të mos kemi fare klasë e kjo është katastrofale kur dihet se Gjilanit pikërisht një shkollë e tillë i duhet./rajonipress/