Fundamenti

Nevzati: James Rubin për mrekulli tregoi rrëfimin e drejtë të luftës së UÇK-së

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Sot James Rubin për mrekulli tregoi rrëfimin e drejtë të luftës së UÇK-së. Në rrethanat kur PDK është goditur rëndë pa dy liderët e saj, z. Thaçi e z. Veseli që këto ditë po e zhvillojnë betejën e fundit në mbrojtje të të shenjtës UÇK dhe produktit të saj Lirisë e Pavarësisë së Kosovës tonë, ne nën drejtimin e z. Memli Krasniqi e me zotin Riad Rashiti në udhëheqje të Gjilanit, duam të qëndrojmë fuqishëm në rrugën e zhvillimit të vendit tonë, të komunës tonë; në rrugën ku liria, drejtësia, barazia, mirëqenia e zhvillimi bëhen kahje të domosdoshme të ecjes përpara ka shkruar Bujar Nevzati.

Postimi i plotë:

Të nderuar miq!
Anëtarë të PDK-së!
Qytetarë të Komunës së Gjilanit!

Kam qenë i privilegjuar që gjithë këto vite të kem mbështetjen e bashkëpunimin tuaj në gjithë angazhimin tim politik, si asambleist, si shef i grupit të asamblistëve, Kryesues i Kuvendit në Gjilan e drejtor në Drejtorinë e Arsimit.

Kam qenë e kam mbetur ky që jam vetëm për faktin se e kam pasur ndihmën tuaj kurdo.
Ju më keni bërë ky që jam gjithë këto vite; ma keni mundësuar që të qëndroj vertikalisht, të jem kurdo në anën e të drejtës e interesit qytetar e nacional.

Më shumë se 25 vjet më parë unë uniformën e UÇK-së e zëvendësova me një luftë tjetër – atë për ndërtim, zhvillim e rritë të lirisë tonë; me përpjekjen për pavarësinë e zhvillimin e atdheut tonë-shtetit tonë.

FIDANISHTJA

Kurdo dola ballëhapur para jush sepse ishim të sinqertë në përballjet tona, ishim të ndershëm dhe i kuptonim sfidat e u gëzoheshim sukseseve. Ishim bashkë në gjithë këtë rrugëtim timin politik dhe unë jam shumë i lumtur për besimin tuaj.

Për zgjedhjet e 12 tetorit unë edhe një herë jam në garë, sepse PDK në këtë kohë që po kalon ka nevojë për zërin, qëndrimin e edhe për angazhimin tim.

Të nderuar miq!
Ju tashmë e dini angazhimin e përkushtimin tim, prandaj i lumtur për raportin e ndërtuar e ruajtur gjithë këtë kohë, kërkoj me shumë respekt mbështetjen tuaj.

Në shpirt kam mbetur idealist i pa përmirësuar e në veprime kam provuar të ndihmojë kudo që është kërkuar ndihma ime.

Ju faleminderit për gjithë rrugën që e kemi bërë bashkë; ju faleminderit për besimin, bashkëpunimin e sinqertë e miqësor.

Unë do të mbetem i juaji; ai Bujar që e njihni.
Zoti ju ruajt ju e familjet tuaja!
Ju faleminderit.

PDK191

BujarNevzati2

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.