Eko Higjiena

Nevzati: Ja çfarë thashë në KPF

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Bujar Nevzati thotë se në takimin e KPF-së ka thënë diçka krejt tjetër, derisa nga komunikata e komunës ka dalur diçka krejt tjetër, dhe kjo nuk është hera e parë që më cungohet ose shtrembërohet fjala ime, andaj më duhet të japi një sqarim plotësues. “Në lidhje me propozimin për emërtimin e QKMF-së me emrin e dr Nagip Rexhepit unë në takim kam thënë se personalisht nuk jam kundër emërtimit të QKMF-së me emrin e Nagip Rexhepit, por jam kundër formës që e keni bërë. Pse është kjo nguti, pse vetëm ky propozim, pse nuk kanë ardhë edhe emra tjerë të respektuar që kanë kontribuar në QKM siç janë Nazmi Veseli, Zeqirja Sahiti e shumë emra tjerë të respektuar që kanë kontribuar në ngritjen e kapaciteteve të QKMF-së”.

ARKATANA

Nevzati thotë se Nagip Rexhepi është njeri i respektuar e profesionalist i shquar dhe për këtë atij do t`i bëhej nder më i madh sikur t`i lihej emri i spitalit regjional, pasiqë ai edhe me profesion ka qenë gjinekolog. “Mirëpo Lutfi Hazirit po i ngutej me rehabilitua veten me kundërshtarët e vet politik brenda subjektit të tij dhe për t`i joshur ata, dikë me ndonjë emërtim ambulante, dikend të një institucioni tjetër, dikend me ndonjë punësim e dikë me ndonjë tender. Prandaj edhe për këtë arsye kam thënë se ky emërtim si dhe emërtimet tjera që janë duke u propozuar nga një komision tjetër janë tërësisht politike, se ky ndryshe as s`di e as s`ka fuqie as vullnet me i bo. Kërkoj që kjo traditë e keqe e institucioneve të ndërpritet njëherë e përgjithmonë” tha Nevzati./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.