KKGJILAN

Nevzati i drejtohet Nazmi Musës: Nuk e di se si do të qëndrosh në këtë pozitë pas atij skandali

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Bujar Nevzati tha se gjendja në arsim është kthyer në kohën e para shtatë viteve. Po bëni punësime familjare dhe keni bërë shumë lëshime e tolerime. Kjo që po them është vetëm 5% e asaj që po ndodhë në gjendjen e rëndë të arsimit. Nuk e di se si do të qëndrosh në këtë pozitë pas atij skandali. Prindërit nuk kanë besim tek t`i si drejtor sepse nuk ke legjitimitet për të vizituar shkollat dhe për të dhënë vërejtje. Është mirë vet të ofrosh dorëheqje. Po të isha në pozitën tënde do të lirohesha nga kjo pozitë ka thënë Nevzati derisa i është drejtuar Nazmi Musës.

Nevzati tha se drejtori i arsimit ka ngarkesa e përgjegjësi, po unë jam lënduar kur e pash një videoincizim, bile në kohën kur unë isha drejtor kishte ndodhur ky rast. Më ka shqetësuar tepër shumë ky rast.”Nuk e di se si do të qëndrosh në këtë pozitë pas atij skandali. Prindërit nuk kanë besim tek t`i si drejtor sepse nuk ke legjitimitet për të vizituar shkollat dhe për të dhënë vërejtje. Është mirë vet të ofrosh dorëheqje. Po të isha në pozitën tënde do të lirohesha nga kjo pozitë”.

Mobi Casa

Valentina Bunjaku ka kërkuar nga Bujar Nevzati që të thotë me emra e mbiemra rreth punësimit. Ndryshe ajo tha se pikërisht për këto shpifje të opozitës ka bërë një padi në Gjykatë ku aty do të sqarohen të gjitha ato që janë thënë rreth gjoja involvimit të saj në çështjen e ekskursioneve tha Bunjaku.

Arben Mehmeti kryetar i komitetit të arsimit tha se gjendja në arsim që po e trumbeton opozita nuk është alarm sepse gjendja është më e mirë sesa që ishte në të kaluarën. “Në vitet 2008 kur erdh në pushtet PDK-ja e filloj fshesën nga drejtoria e arsimit. Ka pasur politizim të skajshëm të kuadrit sepse shumica e njerëzve në fushën e arsimit ishin militant të PDK-së”./rajonipress/