Uji Dea

Nevzati: Gjilani e ka një kryetar të papërgjegjshëm

/ 6 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Bujar Nevzati këshilltar komunal nga radhët e PDK-së duke mos u pajtuar me raportin e Lutfi Haziri për punën gjashtë mujore ka dhënë shumë akuza e kritika në adresë të tij dhe qeverisjes aktuale. Nevzati ka thënë se Lutfi Haziri është kryetar vetëm i llafeve dhe punëve të kota sepse nga ardhja e tij në qeverisje, Gjilani është degraduar në të gjitha fushat.

Bujar Nevzati këshilltar nga radhët e PDK-së ka dhënë një mal kritikash në seancën e fundit ku Lutfi Haziri foli në superlativ për punën e tij gjashtë mujore.

Nevzati tha se meqë zyra për informim është shndërruar në zyre të propagandës dhe dezinformimit të kryetarit Haziri, atëherë ai është i detyruar që diskutimin e tij ta bëjë publik.

Nevzati tha se raporti i punës gjashtë mujore të Kuvendit Komunal e mbajtur në seancën e djeshme është raporti i mangët, i padërguar nëpër komitete përkatëse dhe i pa miratuar nga ana e tyre, ashtu siç thotë ligji për qeverisjen komunale, i papërpunuar nga ana e kryetarit Haziri, të cilin raport duhet ta shkruante ai e jo ashtu siç e ka sjellur nga drejtorët e drejtorive përkatëse. “Raport lavdërues, pa asnjë vërejtje apo pengesë që e kanë hasur në punë. Raport sikur ta kishin bërë ndonjë bashkësi lokale e largët e jo një komunë e madhe siç është komuna e jonë. Po ashtu zoti Haziri në fjalën e tij as që zuri në gojë drejtorinë e urbanizmit, inspeksionit, zhvillimit ekonomik, kulturën, rininë e sportin, prokurimin” ka thënë Nevzati etj.

Mobi Casa

Nevzati tha se ka kërkuar nga Haziri t`i ndal fjalët e të fillon punën konkrete për të cilat është zgjedhur, sepse në publik po deklarohet, pastaj kur po i themi ato që duhet për t`i thënë po i dhemb. “Kah të shkon deklaron se po e ruajmë kuletën e popullit, dhe kemi aplikuar dietën buxhetore. A në anën tjetër përmes deklarimit të pasurisë jeni dalur si kryetari më i pasur. Si ka mundësi, që ju 15 vite keni marrë pagë mesatarisht nga 1000 euro deri në 1500 euro, derisa ju ndonjë biznes privat nuk keni. Prej kah e gjithë kjo pasuri. Keni ndarë për festën e Bajramit 1000 euro për ndihma, kurse keni thënë nga kursimet. Si i kursyet ju këto para, kur dihet sa shpenzoni për një ditë e mos të flasim për një muaj një familje” ka shtruar dilemat Nevzati.

Nevzati ka pasur një kërkesë për Hazirin. “Prandaj po të lusim, kujdes nga fjalët e mëdha, se qytetarët nuk po han kashtë. Po ashtu e keni shuar drejtorin e inspeksionit, vetëm e vetëm për tu pasuruar individët e jo për ta rregulluar qytetin. Ju edhe në qeverisjen e mëhershme keni bërë këtë, vetëm t`i fshehur dallaveret e krimit. Dilni e shikojeni qytetin si e keni shëmtuar. Shikojeni ndërtesën e Berjanëve te spitali, ndërtesën në Dardani, ndërtesat në Dheu i Bardhë, të gjitha në ish qeverisjen tuaj, në vitet 2000 – 2007. Njëjtë e keni filluar qeverisjen edhe tash, e keni pasur të gatshëm projektin e shkollave të mesme dhe e keni shkatërruar atë me lejimin e asaj ndërtese pa asnjë plan. Ai person pesë vite në qeverisjen tonë ka kërkuar leje, por nuk ka mundur të merr sepse ne nuk kemi lejuar ta shkatërrojmë kompleksin e shkollave. Ju posa keni ardhur në pushtet, ai person ju ka blerë dhe menjëherë ka marrë leje. Kështu po ndodhë përditë para syve tuaj shkatërrimi i qytetit e ju s`keni guxim ta merrni asnjë hap në parandalimin e kësaj dukurie, sepse jeni i përzier edhe ju aty, ndryshe si mund të ndodhë kjo edhe 16 vite pas luftës” ka shtuar Nevzati.

Nevzati e kë përkujtuar Hazirin se e ka degraduar sheshin Xhavit Ahmeti me një kafiteri pranë tij. “Poashtu nuk mundeni me rregullue sepse keni nënshkruar kontrata për lejimin e tyre gjatë fushatës. Edhe Lumi “Mirusha” as edhe një metër s`keni mundur ta lëvizni. Ju kujtohen deklaratat pas marrjes së pushtetit se në qershor do ta përfundojmë gropën e Hajdin Sejdisë. Parkingu në qendër të qytetit i vetmi që ka mundur me i shërbye mërgimtarëve të cilët kanë ardhur në këto ditë pushimi dhe ju e keni marrë dhe në këtë kohë e keni dhënë për një vlerë simbolike për biznes një personi privat për lojërat e cirkut. Pastaj punëtorët e pranuar pa konkurs, mos disiplina në punë, mos guximi dhe mos aftësia për ta kompletuar qeverisjen komunale”.

Nevzati ka thënë para kuvendarëve se mos qëndrimi i Lutfi Hazirit në vendin e punës e bëjnë atë një kryetar të papërgjegjshëm, që qytetarët të mos presin asgjë nga ai. “Unë gjithashtu ngrita çështjen e tenderimit të projekteve që po vonohen me muaj të tërë derisa po goditen me punëkryesit. Çështjen e transferimit të punëtorëve të arsimit, pa asnjë kriter, ku kriter i vetëm është sa më i pasur që është punëtori aq më lehtë e më shpejt i kryhet puna. Çështjen e dëmtimit të pendës në Përlepnicë ndërprerja e punimeve në shtëpinë e kulturës, e shumë kërkesa e vërejtje të tjera. Dhe për ironi, a e dini si na është përgjigjur zoti kryetar. “Se arat Bujar i kemi bashkë në mexhe te Bunari nga vitet e 70 dhe se babai ia krijojë atë pasuri. Thua se ne nuk kemi prindër e as vëllezër. Më tregoj mua se para dy jave ju ka pranuar statusi i veteranit të UCK-së, ky është kryetari i jonë” ka ironizuar Nevzati./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.