UBT

Nevzati: Gati për testin e maturës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Bujar Nevzati drejtor i arsimit në Gjilan tha për rajonipress se kjo drejtori tashmë i ka bërë gati të gjitha përgatitjet që të shtunën më 1 qershor duke filluar nga ora 9.00 e mëngjesit në 16 qendra të testimit t`i nënshtrohen testit të maturës.

Bujar Nevzati tha se testit të maturës sivjet pritet t`i nënshtrohen rreth 2466 nxënës. Nga ky numër 1732 prej tyre i takojnë këtij viti (2013), derisa pjesa tjeter i takojnë viteve të kaluara që nuk kanë mundur ta kalojnë testin.

Mobi Casa

Nevzati tha se Drejtoria e Arsimit me kohë i ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura dhe është e gatshme të pres ashtu siç e meritojnë maturantët dhe ashtu siç e kërkojnë edhe kriteret dhe rregullat e testit.

Testi mbahet në 16 qendra dhe të gjithë nxënësit duhet të jenë të pranishëm në ora 9.00 para qendrës së testimit. Nevzati ka apeluar tek nxënësit që mos të kenë frikë rreth testit sepse pyetjet janë të hartuara nga lëndët që ata veç i kanë mësuar.”Unë pres rezultate pozitive sepse Gjilani ka nxënës të dalluar e të dëshmuar dhe si njeriu i parë i arsimit në Gjilan të gjithëve ju urojë fat e suksese” tha Nevzati./rajonipress/