UBT

Nevzati: Edhe një vendim i kundërligjshëm!

/ 4 minuta lexim

Gjilan – Të enjtën Kuvendi Komunal i Gjilanit, me 16 vota pro, 11 kundër dhe një abstenim, miratoi tri propozim vendimet për miratimin e planeve rregulluese te hollësishme: “Qendra 2”, “Qendra 3” dhe “Lagjja e Spitalit”. Miratimi i këtyre planeve rregulluese të hollësishme është kundërshtuar nga ana ime, pasi që hartimi i tyre është bërë në kundërshtim me Ligjin për Planifikim Hapësinor Nr. 04/174. Komuna, ende pa filluar me hartimin e Planit Zhvillimor Komunal dhe hartimin e Hartës Zonale të Komunës, ka filluar me hartimin e planeve rregulluese të hollësishme, ku neni 17 pika 7 e Ligjit për Planifikim Hapësinor, shprehimisht thotë se: “Plani Rregullues i Hollësishëm duhet të jetë në përputhje me Planin Zhvillimor Komunal dhe Hartën Zonale Komunale”.

Reagimi i plotë i Bujar Nevzatit

Gjithashtu përmbajtja e draftë dokumentit të punuar, i cili na u është prezantuar është punuar në kundërshtim me Udhëzim Administrativ MMPH – Nr.01/2018 për Elementet dhe Kërkesat Themelore për Hartimin, Zbatimin dhe Monitorimin e Planeve Rregulluese të Hollësishme, i cili udhëzim përcakton procedurat, elementet dhe kërkesat themelore për hartimin, zbatimin dhe monitorimin e planeve rregulluese të hollësishme. Ne neni 7 pika 1 të këtij udhëzimi thuhet se: “Para se te hartohet Plani Rregullues i Hollësishëm, Autoriteti për planifikim hapësinor (Drejtoria e Urbanizmit) përgatit një Raport të Arsyeshmërisë për të shpjeguar qartë pse është nevoja të bëhen shpenzime të resurseve të taksapaguesve për hartimin e një Plani Rregullues të Hollësishëm, në vend se të përfshihen të gjitha kushtet përkatëse në hartën zonale përkatëse”.

Ky raport në seancë është kërkuar nga drejtorit i Urbanizmit, dhe është pyetur disa herë nga ana ime se kush do e bartë përgjegjësin në rast se ato janë hartuar në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi, por drejtori i urbanizimit dhe zyrtari ligjor nuk kane pasur përgjigje.

Fundamenti

Në arsyetimin e propozim vendimeve të hartuara, si bazë juridike për miratimin e këtyre planeve rregulluese të hollësishme është thënë se është edhe udhëzimi administrativ i lartpërmendur, por mos përgatitja e Raportit të Arsyeshmërisë dhe mos miratimi i tij në Kuvendin Komunal,e vërteton se miratimi i këtyre planeve është bërë në kundërshtim me Udhëzim Administrativ MMPH- Nr.01/2018 për Elementet dhe Kërkesat Themelore për Hartimin, Zbatimin dhe Monitorimin e Planeve Rregulluese të Hollësishme, duke mos i përmendur edhe shkelje të tjera ligjore.

Kjo nuk është hera e parë që Kuvendi Komunal miraton vendime të kundërligjshme, kësi lloj vendimesh janë miratuar edhe në vitin 2017, ku Kuvendi Komunal ka miratuar dy planet rregulluese të hollësishme, Planin Rregullues të Hollësishëm “Qendra 4” dhe Planin Rregullues të Hollësishëm “Fidanishte 2”. Të cilat vendime nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor janë vlerësuar si vendime të kundërligjshme, ndërsa Drejtoria e Urbanizmit sot bënë zbatimin e tyre edhe pse janë hartuar në kundërshtim me Ligjin për Planifikim Hapësinor Nr. 04/174.

Shpresojmë se Prokuroria Themelore në Gjilan do të hetoj këtë rast, lidhur me hartimin dhe miratimin e këtyre planeve, pasi që të thuhet në propozim vendim se bazë juridike për miratimin e këtyre planeve është edhe Udhëzim Administrativ MMPH- Nr.01/2018 për Elementet dhe Kërkesat Themelore për Hartimin, Zbatimin dhe Monitorimin e Planeve Rregulluese të Hollësishme, e që në fakt organi ka hartuar këto plane rregulluese të hollësishme thuajse tërësisht në kundërshtim me të. Mund të themi se Drejtoria e Urbanizmit me këtë rast është munduar që ta mashtroj kuvendin komunal, por në fakt e ka mashtruar vetveten sepse ministria MMPH do ta anuloje edhe këtë vendim të Kuvendit Komunal ka shkruar Nevzati./rajonipress/