Mobi Casa

Nevzati: Çka është kjo ngutí në ditët e fundit të verdiktit të popullit – punë të kryera vetëm “sa për sy e faqe”?

/ 2 minuta lexim
HW

Gjilan – Në vend se të planifikohen projekte të qëndrueshme dhe të menaxhohen me transparencë, qytetarëve po u serviren improvizime të shpejta që vetëm sa e thellojnë pakënaqësinë dhe humbjen e besimit ka shkruar Bujar Nevzati.

Postimi i plotë:

Reagim publik ndaj Qeverisjes Komunale

Të nderuar qytetarë,
Prej më shumë se 2 vitesh, sikurse shumica rrugëve të qytetit edhe rruga e Zabelit është shndërruar në shembullin më të keq të keqmenaxhimit komunal. Fillimisht, punimet për shtrimin e asfaltit nisën me shumë vonesë, e tash jemi dëshmitarë të një situate absurde: ditën po shtrohet asfalt, ndërsa natën po hiqet përsëri. Punëtorët e lodhur po përplasen me pasojat e vendimeve të paqarta e të papërgjegjshme, ndërsa qytetarët nuk kanë asnjë informacion zyrtar se çfarë po ndodh.

A ka ndonjë përfaqësues të Komunës që ka guximin të dalë para publikut dhe të sqarojë qytetarët? A ka kush përgjegjësi për këtë shpenzim të kotë të parasë publike dhe këtë gjendje të mjerueshme të rrugës?

FIDANISHTJA

Çka është kjo ngutí në ditët e fundit të verdiktit të popullit – punë të kryera vetëm “sa për sy e faqe”?

Në vend se të planifikohen projekte të qëndrueshme dhe të menaxhohen me transparencë, qytetarëve po u serviren improvizime të shpejta që vetëm sa e thellojnë pakënaqësinë dhe humbjen e besimit.

Kjo tregon qartë se Komuna është pa “zot shtëpie”: pa planifikim, pa mbikëqyrje dhe pa përgjegjësi. Nëse shkaku i këtij keqmenaxhimi është paniku nga humbja e zgjedhjeve, atëherë është edhe më e qartë se rruga drejt oborrit të Komunës është humbur bashkë me besimin e qytetarëve.

Ne kërkojmë sqarim publik dhe përgjegjësi të menjëhershme nga qeverisja komunale. Qytetarët kanë të drejtë të dinë çfarë po ndodh me projektet e tyre dhe si po shpenzohen mjetet e tyre./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.