ARKATANA

Nevzati: Cirku i Kryetarit të Komunës dhe Kuvendit Komunal!

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Vazhdon cirku i Qeverisjes Komunale, ashtu si e kanë filluar mandatin ashtu po e përfundojnë. Sot kuvendi Komunal ka ftuar seancë të jashtëzakonshme me 6 pika. Nga ato pika përveç Alokimit të mjeteve financiare s`ka pasur asgjë të jashtëzakonshme ka thënë Bujar Nevzati.

Duke komentuar seancën e së martës Bujar Nevzati këshilltar i PDK-së ka thënë se në pikat tjera për shpalljen nderi i Qytetit të tre personaliteteve, pa asnjë fjali për ato personalitete, tregon seriozitetin e këtyre qeveritarëve. Po këta nuk kanë pasur kohë me i përgatit ka një biografi të shkurtër ashtu si e do rendi, sepse kanë pasur punë ma të rëndësishme, me shkue në Hotelin ma luksoz në Durrës ( hotel Adriatiku ), me e kalue vikendin, në vend që të kryenin obligimet e marra nga qytetarë. Kështu është kur Komuna jonë është pa zot shtëpie, po ne që e kemi njohur Lutën e kemi ditur dhe e kemi thënë që nga dita e parë këtë.

Mirëpo problemi ma i madh është me qytetarët e Gjilanit, të cilët janë të mrekullueshëm e po pësojnë pa fajin e tyre. Këta pushtetarë e kanë degraduar Komunën dhe jetën e qytetarëve në të gjitha resorët. Këta e kanë kthye Komunën aty ku e ka pas lanë në vitin 2007. Po vaj halli për atë Kryetar që ka me marr atë pozitë.

FIDANISHTJA

Merreni me mend, ky Kryetar dhe kjo Qeverisje, një punëtor të arsimit s`ka mundur me zgjidhë në Gjimnazin “Xhavit Ahmeti”, për një gjysmë vjetor, e çka mundet me zgjidh tjetër punë.

Administratën e ka bo mish- mash, punëtorët e saj rrinë vetëm nëpër kafiteri e çdokund tjetër, vetëm në vendin e punës jo. Vetura e ish Kryetarit të komunës, të cilën pati deklarue se nuk do ta përdori, ajo nuk rrinë asnjëherë në parkingun e komunës, madje as pas orarit të punës. Infrastruktura edhe ato pak punë që po punohen si është më së keqi, pa komisione mbikëqyrëse profesionale e të blera nga Kryetari e punekryesit, ndryshe s`ka si, kur lulat po bien mbi asfalt pas 6 muajsh!

Keni deklaruar që sa herë që do ta reformoi Qeverisjen e s`ke guxue me e nderrue asnjë Drejtor, se nuk ke guxim, se ke ndal as një ndërtim pa leje, qytetin e ke bo xhungull, trotuaret i ke blloku me kafiteri e qytetarët s`kanë ka lëvizin, qytetarët me nevoja të veçanta nuk ju ke sigurua as nevojat elementare. Nuk merr pjesë në asnjë seancë të kuvendit Komunal, prandaj edhe si qytetar edhe si këshilltar Komunal e edhe si aktivist shumëvjeçar, kërkoj nga ju ose kthehu e puno edhe këto ditë që të kanë mbetur ose jep dorëheqje e ik në Prishtinë, se i more në qaf këta qytetar të mrekullueshëm ka shkruar Nevzati./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.