ARKATANA

Nevzadi: Zbatojeni vendimin për vendosjen e Muzeut të Qytetit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Rëndësia e projektit për Muzeun e Qytetit konsiston në krijimin e një adrese në Komunën e Gjilanit ku do të mund të paraqitet gjithë trashëgimia kulturore të kësaj ane, e poashtu edhe në edukimin kulturor të qytetarëve për trashëgiminë kulturore të qytetit dhe rrethinës sonë.

Veton Nevzadi ish drejtor i kulturës thotë se Komuna, respektivisht kryetari i komunës nuk do të duhej të vonohej aq shumë në zbatimin e vendimit të cilin e ka marrë sapo ka marrë timonin e komunës. “Premtimi i dhënë në Qendrën Multikulturore “Varg e Vi” (i nënshkruar) në praninë e komunitetit kulturor të Gjilanit kishte të bënte me një zbatim të shpejtë, e që do të ishte çështje ditësh pas marrjes së detyrës. Tash vendimi është marrë, por zbatimi i tij nuk duket askund” shton Nevzadi.

Hidromorava

Sipas tij të gjitha punët procedurale janë të kryera gjatë vitit 2013 falë angazhimit të palodhshëm të Komisionit Komunal për Themelimin e Muzeut të Gjilanit. “Me këtë rast, do të duhej që dikush nga institucionet të falënderojë publikisht anëtarët e këtij komisioni në përbërje: Sherafedin Kadriu, Magbule Xhemaili, Faik Sahiti, Selvije Shefkiu dhe Enkelejda Arifi nën konsulencën shkencore të Fejaz Drançollit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.