Fundamenti

Nevzadi: Vendimi ishte institucional dhe në mbrojtje të hapësirave publike

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Për hir të opinionit na duhet të sqarojmë se Drejtoria për Rini, Kulturë dhe Sport për shkak të investimeve të mëdha që janë kryer në rregullimin e fushës në Stadiumin e Qytetit dhe për arsye të periudhës kohore që i nevojitet këtij terreni për konservim, ka vendosur që në parim të mos lejojë asnjë subjekt politik të komunës që me aktivitete politike të dëmtojë hapësirat e stadiumit të qytetit, të cilat janë të dedikuara vetëm për klubet sportive të Gjilanit.

Ftojmë publikisht Lutfi Hazirin që të numërojë një projekt të vetëm të cilin e ka realizuar për sportin dhe kulturën e Gjilanit gjatë gjithë kohës sa ishte në pozitë dhe kishte mundësi t’a ndihmonte?

Për hir të opinionit na duhet të sqarojmë se Drejtoria për Rini, Kulturë dhe Sport për shkak të investimeve të mëdha që janë kryer në rregullimin e fushës në Stadiumin e Qytetit dhe për arsye të periudhës kohore që i nevojitet këtij terreni për konservim, ka vendosur që në parim të mos lejojë asnjë subjekt politik të komunës që me aktivitete politike të dëmtojë hapësirat e stadiumit të qytetit, të cilat janë të dedikuara vetëm për klubet sportive të Gjilanit.

Ky vendim është qëndrim institucional sepse jemi të thirrur që të mbrojmë hapësirat publike pasiqë ato janë të dedikuara vetëm për sportistë dhe jo për aktivitete politike të asnjë subjekti politik, aq më tepër kur ato dëmtojnë një terren specifik siç është fusha e futbollit në Stadiumin e Qytetit.

ARKATANA

Sa i përket deklaratave të Lutfi Hazirit, lirisht mund të themi se ato pikërisht përkojnë me përkushtimin dhe angazhimin e tij të nivelit zero për klubet dhe sportin gjilanas, për terrenet sportive dhe infrastrukturën përcjellëse sportive të Komunës së Gjilanit gjatë gjithë kohës sa ai ishte kryetar komune, zv. kryeministër, ministër i pushtetit lokal dhe ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës. Zatën, këtë vlerësim ja dhanë sportistët gjilanas këtyre ditëve në “tubimin madhështor elektorat”, ku me aktivistë e kryesi nuk mundi t’i mblidhte as edhe 50 sportistë.

E ftojmë publikisht Hazirin që të numërojë një projekt të vetëm të cilin e ka ndihmuar për sportin dhe kulturën e Gjilanit gjatë gjithë kohës sa ishte në pozitë dhe kishte mundësi të ndihmonte? E vërteta është që ishin qytetet e “dostave” të tij ato që përfituan shumë projekte sportive dhe kulturore nga ai, por asnjëherë qyteti prej nga ai vinte.

E kuptojmë dehjen e tij dhe panikun nga humbja e pashmangshme dhe rrjedhimisht fundi i karrierës politike që po i vjen shpejt në ditët që po vijnë, mirëpo qytetarët e shumtë nuk do ta kuptojnë dehjen e vërtetë të Lutfi Hazirit dhe bezdisjen nga kjo sjellje që po e shohin shpesh këtyre ditëve nëpër Gjilan thuhet në reagimin e Veton Nevzadit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.