GRANDEMALL

Nevzadi takon të rinjtë e AAK-së në Gjilan

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Drejtori për Kulturë Rini dhe Sport, Veton Nevzadi, ka pritur në një takim të rinjtë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dega në Gjilan, të cilët i ka informuar rreth aktiviteteve që i organizon dhe i mbikëqyr kjo drejtori.

Veton Nevzadi ka falënderuar të rinjtë e AAK-së për vizitën që sot i kanë bërë DKRS-së, duke i informuar ata me kompetencat, menaxhimin, detyrat, vizionin dhe nevojat e kësaj drejtorie në përgjithësi.

Ai ka potencuar me theks të veçan bashkëpunimin me klubet sportive, ansamblet, aktorët e teatrit, të rinjtë në përgjithësi, OJQ-të, me të cilët subjekte kjo drejtori pikë prek gjatë ushtrimit të detyrës së saj.

Uji Dea

Edhe sa i përket investimeve Nevzadi ka përmendur para tyre investimin në stadiumin e qytetit, palestrën sportive, infrastrukturën ligjore, përgatitjeve të strategjive të ndryshme për rininë, vullnetarizmin etj., të cilat janë mese të domosdoshme për zhvillimin e mëtutjeshme të kulturës rinisë dhe sportit.

Nevzadi i ka informuar përfaqësuesit e rinisë nga AAK edhe për investimin tjetër të shumëpritur që do të ndodhë me përcaktimin e Ministrisë së Kulturës e cila ka konfirmuar ndërtimin e një qendre kulturore për të cilën investim komuna i ka hapur të gjitha rrugët ligjore.

Ndërsa interesimet e të rinjve nga AAK ishin kryesisht për buxhetin që ka kjo drejtori, bashkëpunimin me organizatat tjera, informimin për strategji, vizionin për të ardhmen etj. interesime të cilat u zhvilluan në formë të bashkëbisedimit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.