RCCOLA

Nevzadi: Kemi shumë rezultate dhe jemi komuna më e mirë

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kuptohet që politika e ka edhe këtë, por është e qartë se ne po bëjmë punë të vlefshme dhe të vazhdueshme në secilin nga sektorët. Do të ishte me mirë sikur të merrni pjesë në projektet tona të përbashkëta në mënyrë që ta keni idenë me të qartë për këta sektorë , e pastaj do mundni të ofroni ndonjë alternativë konkrete për zhvillimet e përgjithshme në këtë drejtori ka thënë në reagimin e tij Veton Nevzadi.

Veton Nevzadi drejtor për kulturë, rini e sport ka reaguar ndaj deklaratave të Nexhat Hajrullahut dhe komisionit për kulturë të LDK-së. “Sa u përket deklaratave të forumit rinor të LDK-së, dhe cilësimeve të saja për Komunën e Gjilanit e respektivisht për sektorin e rinisë, sportit dhe kulturës, shihet qartë dhe hapur se kjo më tepër ka të bëjë me dëshira dhe me ambicie të dikujt atje në LDK për të thënë diçka që realisht nuk ka asnjë kuptim se sa me ndonjë propozim konkret dhe të dobishëm për këtë sektor” ka thënë Nevzadi.

Sipas tij fatkeqësisht, kjo kryetarja e forumit rinor të LDK-së, shihet qartë se përmes leximit të një deklarate (të përgatitur me porosi nga dikush sa për të thënë diçka të shtunën) provon të promovohet më shumë se sa që thotë diç përmbajtjesore.

“Por megjithatë po e marrim në konsideratë sepse nuk ka kuptim nga qytetarët tanë të cilët e kanë mbështetur në vazhdimësi Komunën dhe sektorin e kulturës, rinisë dhe sportit duke qenë pjesëmarrës aktiv në organizimet tona”.

RCCOLA

Personalisht ka thënë Nevzadi nuk më ka rënë ta shoh në angazhime ditore asnjëherë “kryetaren”, përkundër shumë aktiviteteve të ngjeshura të cilat ndodhin në Komunën e Gjilanit dhe atë në secilin sektor ku padyshim marrin pjesë të rinjtë tanë. “As atëherë kur kemi qenë komuna e parë në Kosovë që ka miratuar Rregulloren për vullnetarizëm të të rinjve përmes shumë debateve të hapura për publikun, as kur janë shënuar ditët e ndryshme ku kanë marrë pjesë të rinjtë, as kur të rinjtë kanë shënuar rezultate për t’i inkurajuar, me një fjalë asnjëherë”.

Nevzadi tha se sidoqoftë, sa për të dëshmuar këtë pasivitet dhe mungesë të informacioneve, do të duhej të jeni në dijeni për aktualitetin p.sh si po shkon projekti i shfaqjes se filmave që po realizohet këtyre ditëve për studentët në teatrin e qytetit, si kaloi shfaqja “Skënderbeu” që u dha pardje në Teatrin e Qytetit, a janë kthyer sot nga vizita studimore ne Turqi rreth 50 studentë gjilanas dhe si kanë kaluar ata? Apo kush u ndihmoi atyre? Ose si po kalojnë të tjerët që aktualisht janë në një trajnim për menaxhimin e projekteve në Shqipëri dhe kush u ndihmoi? Ose edhe informatën se KH “Drita” (F) Gjilani nesër do ta pranoj kupën e kampionit të Kosovës në hendboll dhe për të satën herë me radhë dhe kush është kujdesur gjatë gjithë vitit për ta? Etj, etj….

Kuptohet që politika e ka edhe këtë, por është e qartë se ne po bëjmë punë të vlefshme dhe të vazhdueshme në secilin nga sektorët. Do të ishte me mirë sikur të merrni pjesë në projektet tona të përbashkëta në mënyrë që ta keni idenë me të qartë për këta sektorë , e pastaj do mundni të ofroni ndonjë alternativë konkrete për zhvillimet e përgjithshme në këtë drejtori ka thënë Nevzadi./rajonipress/