RCCOLA

Nevzadi: Hajrullahu po plason informacione të rrejshme

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Sa u përket deklaratave të Komisionit për Kulturë, Rini dhe Sport të LDK-së, dhe cilësimeve të saja për Komunën e Gjilanit e respektivisht për sektorin e rinisë, sportit dhe kulturës, shihet prapë qartë se aty vërtetë mungon vlerësimi real dhe profesionalizmi ose kemi të bëjmë me dualizëm në deklaratat dhe paraqitjet që dalin nga aty. Mungesa elementare e informacionit dhe plasim i rrejshëm i informatave për më tepër e humbë vlerën e belbëzimeve të këtij komisioni tha Veton Nevzadi.

Nevzadi tha se përderisa shefi i grupit të këshilltarëve të LDK-së në njërën nga seancat e KK lavdëron publikisht komunikimin e Drejtorisë për Rini, Kulturë dhe Sport me partitë politike (konkretisht me LDK-në) për informimin adekuat dhe me kohë lidhur me ngjarjet e ndryshme, në anën tjetër del Nexhat Hajrullahu e flet për “mosinformim të aktiviteteve që ndodhin nga kjo drejtori”. I nderuar Nexhat, publiku mund të vihet në hall me këto deklarime! Vallë kujt t’i besohet! Dyshoj që relevanca e të parit bën që ju të dilni pak keq kësaj radhe!

Në një komunikim profesional dhe korrekt kur flitet për mosrespektim të rregulloreve se paku duhet të specifikohet se ku nuk po zbatohet një rregullore, në cilën rast, e jo të thuhen gjëra sa për të thënë vetëm se e ka radhën të flas diçka. Stadiumi i qytetit është ndër stadiumet më të mirëmbajtura dhe më të mirë menaxhuara në Kosovë (këtë e kanë konstatuar profesionist sportive secilën ndeshje, madje edhe publikisht). A thua këto suksese ndodhën duke thyer rregulloret? Po nuk u nxëjmë për të madhe sepse njeriu flet vetëm aq sa din!

Është gënjeshtër e kulluar ose injorancë e skajshme të akuzosh Komunën për dhënie të tenderit dhe zhagitje të procedurave kur të gjithë e din të kundërtën. Publikut edhe një herë i ofrojmë te dhënat për interesimet e tuaja : Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian ka shpallë tenderin në web faqen : www.delprn.ec.europa.eu, me numër te referencës Europe Aid/130900/C/ËKS/KOS, po në saje të kësaj reference janë kryer të gjitha procedurat e prokurimit (shpallja, kontraktimi, mbikëqyrja, pranimi teknik) të gjitha në përputhje me rregullat në fuqi të Komisionit Evropian.

Mobi Casa

Sa i përket gjendjes së aktorëve dhe Teatrit, mund të themi me krenari se gjatë qeverisjes së kryetarit Mustafa ka ndodhur pikërisht e kundërta nëse e krahasojmë me kohën kur LDK ishte në pushtet në këtë komunë. Aktorët edhe këtë vit do ti marrin pagat nga subvencionet dhe nëse e krahasojmë këtë me komunat tjera, atëherë del që nga komunat e mëdha të Kosovës në asnjërin qytet tjetër aktorët nuk marrin paga, përveç se në Teatrin e Qytetit të Gjilanit. Këshilli i Teatrit po bën punë të mirë në kuptimin profesional e përmbajtjesor tash me përgatitjen e dy shfaqjeve të radhës që do t`i paraqesë publikut gjilanas. Nuk është në kompetencë të Komunës rritja e numrit të shërbyesve civil sepse sigurisht që do të ndodhte punësimi normal i tyre. Këtë edhe aktorët e dinë shumë mirë.

Nuk ka asnjë iniciativë produktive që vjen nga të rinjtë e qytetit (pa asnjë dallim) të cilës D.R.K.S nuk do ti jepte përkrahjen në mundësitë që i posedon, e njëjta po ndodhë edhe me shkuarjen e studentëve në Shqipëri të cilën e kanë organizuar studentët vet pa kurrfarë involvimi të drejtorisë. Ne do të vazhdojmë të jemi përkrah rinisë kudo dhe në secilin projekt që e konsiderojmë të dobishëm për rininë e Komunës tonë. Sepse një fjalë e urtë thotë: Kur ekziston vullneti, gjenden edhe rrugët (Where there is a will, there is a way).

Pra, Komuna e Gjilanit, respektivisht Drejtoria për Rini, Kulturë dhe Sport ka vullnetin e mirë që tu jenë pranë qytetarëve të tyre kudo ku paraqitet nevoja, ndërsa i shprehë falënderim të gjithëve për kontributin dhe interesimet e tyre për zhvillimet në komunën tonë. Sa i përket deklaratave të Nexhatit dhe Komisionit të tij për Kulturë, Rini dhe Sport, me keqardhje, por janë vetëm sa për të thënë diçka për“ditën e pazarit” në Gjilan./rajonipress/