Mobi Casa

Nevzadi: Gjilani përfiton një teren sportiv (stadium) modern

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Komisioni Evropian ka ndarë rreth 600 mijë euro për të financuar projektin e një stadiumi ndihmës që ndodhet mbi palestrën sportive. Veton Nevzadi drejtor për kulturë, rini e sporte tha se ky investim krijon hapësirë të mjaftueshme sportive për klubet amatore të futbollit dhe në veçanti përmirëson kushtet e jetesës për fëmijët dhe të rinjtë.

Ka nisur ndërtimi i një stadiumi ndihmës që kap vlerën e 600 mijë eurove , donator i së cilës është Komisioni Evropian, derisa punimet po kryhen nga kompania “Hidroterm”.

Ndryshe ky është njëri nga projektet më kapitale që ka arritur të përfitojë Gjilani në saje të punës së mirë që ka bërë zyra e projekteve dhe fal bashkëpunimit dhe performancës së mirë që ka treguar Komuna e Gjilanit në raport me ndërkombëtarët thanë zyrtarët komunal raporton rajonipress.

Veton Nevzadi drejtor për kulturë, rini e sporte tha për rajonipress se Komisioni Evropian ka marrë përsipër rregullimin- ndërtimin e një stadiumi ndihmës mbi palestrën sportive që kap një vlerë prej 600 mijë eurove.

FIDANISHTJA

Zyra e Bashkimit Evropian ka përkrah këtë projekt kapital për të rinjtë gjilanas dhe në veçanti për grupet rinore sportive, i cili pritet të përfundojë në pranverë. Bashkimi Evropian tashmë ka ndarë një fond prej 600 mijë eurove për të rregulluar stadiumin ndihmës që ndodhet mbi palestrën sportive” sqaroj Nevzadi.

Nevzadi tha se stadiumi është i mirë dhe ka dimensione normale olimpike. Momentalisht stadiumi ka edhe tribina , por nga ky investim rregullohet rrethoja, shtegu dhe fusha e futbollit.

Nevzadi tha se ky investim krijon hapësirë të mjaftueshme sportive për klubet amatore të futbollit dhe në veçanti përmirëson kushtet e jetesës për fëmijët dhe të rinjtë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.