UBT

Nevzad Rushiti, me zemër dhe i përbetuar në LDK, synon edhe një ulëse në Kuvendin Komunal

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Jo vetëm Nevzad Rushiti, po komplet familja e tij janë të njohur si LDK të përbetuar, duke kontribuar që ky subjekt politik, të merr vendin e merituar në Gjilan. Rushiti ka një bagazh të çmuar politik e profesional, duke punuar së fundit edhe si drejtor i inspeksionit, derisa udhëheqja e tij ishte shumë profesionale.

Karriera politike e Nevzad Rushitit lidhet kryekëput me aktivitetin e tij në LDK e Gjilanit. I njohur si shkolla e Zagrebit, ku edhe ka kryer studimet, Nevzad Rushiti është i bindur se ka lënë gjurmë pozitive në institucionet komunale për ta fituar një mandat si asambleist.

“Gara ime është fer dhe e ndershme, duke kaluar nëpër sfida të shumta e të ndryshme. Kujtoj se qytetari gjilanas e mbanë mend punën time, në institucionet e ndjeshme komunale. Kam pasur vullnet e dëshirë që të veprojë gjithmonë, edhe në favor të lagjes, ku jetoj dhe të qytetit në veçanti. E njoh mirë qytetin, i njoh mirë problemet që ka Gjilani dhe do isha i lumtur që të zija ulëse në Asamble, për të quar projektet bashkë me Arbër Ismajlin” thotë Rushiti.

Eco Higjiena

Nevzad Rushiti ka një familje të gjerë edhe në perëndim dhe thotë se LDK kësaj radhe është zgjuar nga gjumi.

“Do të jemi shumë të angazhuar për të fituar maksimumin, në mënyrë që LDK dhe Arbër Ismajli të kthehen fuqishëm, aty ku edhe duhet të jetë partia e Ibrahim Rugovës” shprehet Rushiti./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.