Hidromorava

Nevzad Rushiti: Inspeksioni komunal po mbikëqyr gjithçka, Task Forca po funksionon

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Tashmë në kuadër të inspeksionit komunal është instaluar Task Forca e cila mundëson kujdestari dhe mbikëqyrje 24 orë. Qytetarët dhe tani edhe mërgimtarët të ndihen të sigurt në pushimet e tyre, kurse ndërtimet e larta janë nën kontroll dhe po përcjellim çdo detaj tha Rushiti.

Drejtori i inspeksionit komunal Nevzad Rushiti është i kënaqur me angazhimin e stafit të tij për të pasur një qytet të sigurt në ushqime, në mbrojtje të konsumatorit dhe mbi të gjitha për të pasur një qytet ku sundon rendi dhe ligji.

Rushiti tha për rajonipress se tanimë Task Forca po funksionon mirë dhe po kontrollohet gjithçka. “Neve na duhet edhe një bashkëpunim më i madh me qytetarët sepse ata shohin më shumë se ne” u shpreh Rushiti.

Sipas Rushitit askush nuk do të tolerohet nëse del jashtë suazave të parapara ligjore. “Edhe zhurma e madhe, edhe ushqimet e ndryshme, kafiteritë, po kontrollohen maksimalisht që të shmangim helmimet e ndryshme”.

Uji Dea

Rushiti tha se ndërtimet e larta janë nën kontroll sepse u kemi bërë thirrje me kohë të gjithë investitorëve që t’i kryejnë paraprakisht procedurat e pajisjeve me leje ndërtimi, në të kundërtën, ata që tentojnë të ndërtojnë pa leje, toleranca do të jetë zero.

Rushiti tha se përveç inspektimeve të përditshme, kemi formuar edhe Tast Forcën për sezonën e verës dhe kohën kur në komunën tonë kemi fluks të bashkatdhetarëve tanë, të cilët vijnë nga diaspora në familjet e tyre, për t’iu mundësuar lëvizje të lirë.
“Jemi në inspektim të përditshëm të të gjitha thertoreve dhe përpunuesit e mishit, përpunuesit e qumështit, dhe kemi inspektuar të gjitha restorantet dhe kafeteritë”

Rushiti tha se tashmë është asgjësuar një sasi e konsiderueshme e artikujve ushqimor në një qendër tregtare në Gjilan dhe të gjitha veprimet janë ndërmarrë sipas rregulloreve në fuqi”./rajonipress/