Nevzad Rushiti i sigurt në fitoren e LDK-së në Gjilan

Gjilan – Nevzad Rushiti kandidat për këshilltar komunal nga radhët e LDK-së është njëri nga kandidatët më aktiv dhe më të përgatitur në legjislaturën e kaluar. Ka treguar se është këshilltar parimor e i përkushtuar për të quar zhvillimet pozitive në të mirë të Gjilanit. Edhe në këtë mandat thotë se LDK-ja do të jetë fituese e madhe në Gjilan. Do të jem sërish këshilltar aktiv dhe do të jap maksimumin nga vetja, për të quar përpara të gjitha proceset pozitive që lidhen me Gjilanin thotë Rushiti.
Nevzad Rushiti padyshim që ka qen njëri nga këshilltarët më aktiv dhe më të përgatitur në legjislaturën e kaluar. Ka treguar një përvojë dhe ka ofruar diskutime parimore e përmbajtësore. Nuk është treguar agresiv e as konfliktuoz, përkundrazi është vënë në shërbim të kërkesave të qytetarëve dhe në shërbim të trajtimit të problemeve aktuale të lagjes prej nga vije dhe të krejt qytetit.
Duke pasur këtë begraund të mirë, Nevzad Rushiti tani kandidon për herë të dytë me bindjen se vërtet meriton të jetë në ulësen e asamblesë. Janë shumë çështje që ai thotë se janë me prioritet për lagjet e qytetit dhe për institucionet komunale. “Do e jap maksimumin nga vetja dhe do jem në shërbim të atyre që na votojnë dhe në shërbim të dinjitetit qytetar” thotë Rushiti.
“Për nominimin tim, falënderoj kryesin e LDK-së, në Gjilan dhe Kryetarin Haziri, të cilët më mbështetën njëzëri, të jem përsëri në fletën e votimit për të marrë besimin tuaj. Besimi juaj është motivi më i madh për mua, që të angazhohem edhe me fort, në mënyrë që zëri juaj të dëgjohet fuqishëm në Kuvendin e Komunës së Gjilanit. LDK-ja është krahu i djathtë i Kosovës, andaj me LDK-në do të punojmë fuqishëm për një fitore të madhe për të ardhmen e Kosovës dhe Gjilanit gjithashtu” ka thënë Nevzad Rushiti në postimin e tij adresuar qytetarëve gjilanas./rajonipress/