ARKATANA

Neutraliteti rrezikon zbatimin e marrëveshjes

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Deklarata e lehtësueses së dialogut Catherine Ashton se marrëveshja e Brukselit është neutrale karshi statusit të Kosovës, ka shkaktuar probleme të mëdha në zbatimin e kësaj marrëveshjeje.

Burime të gazetës kanë shpjeguar se Beogradi po kërkon që neutraliteti i deklaruar nga baronesha të reflektohet në çdo aspekt të marrëveshjes, gjë që e ka vështirësuar tepër zbatimin e marrëveshjes.

Uji Dea

Në këtë mënyrë, Beogradi po kërkon që pjesëtarët e policisë së rajonit të veriut të mos jenë pjesë e Policisë së Republikës së Kosovës, sepse fjala republikë, sipas tyre, do të reflektonte shtetin e shpallur në shkurt të 2008-s dhe në këtë mënyrë do të shkelej neutraliteti i marrëveshjes (Tribuna).