Hidromorava

“Neuer Zürcher Zeitung”: Thaçi, garantues i stabilitetit në rajon

/ 1 minutë lexim
FITORJA

Gazeta prestigjioze zvicerane “Neuer Zürcher Zeitung” (NZZ) ka shkruar për procesin e liberalizmit të vizave për Kosovën.

Sipas gazetës, vendimi për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës vjen pas një dialogu disa vjeçar ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Ndërkohë, Kosova mbetet t’i plotësojë disa kritere të tjera, për çfarë gazeta ngre dyshime.

Gazeta zvicerane citon analistë, të cilët vlerësojnë se vendimi i Komisionit Evropian si në të shumtën e rasteve të shteteve të Ballkanit është vendim politik.

Hidromorava

Sipas tyre, vendimi pozitiv për Turqinë dhe një vendim negativ për Kosovën, vështirë se do të mund të arsyetohej nga BE-ja.

“Lajmi nga Brukseli padyshim që forcon shpinën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe kryeministrit Isa Mustafa. Sidomos Thaçi, në Bashkimin Evropian konsiderohet si garantues i stabilitetit në Rajon”, shkruan NZZ.

Gjithashtu, gazeta zvicerane shkruan se tash i mbetet autoriteteve kosovare që t’u sqarojnë qytetarëve për kufizimet e lëvizjes së lirë, e cila në shumë shtete të Ballkanit është keqkuptuar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.