Nesër publikohet ‘Ski ide’ nga Kida
Pas hitit ‘Premtimet’ në bashkëpunim me reperin Mozzik, këngëtarja Orhidea Latifi ka punuar për një tjetër hit.
Kënga titullohet ‘Ski ide’ dhe do të publikohet nesër në ora 20:00 në kanalin Youtube, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Për këtë këngëtarja ka njoftuar përmes llogarisë së saj në Instagram.
Mbetet të shihet nëse kjo këngë do t’ia kalojë për klikime dhe dëgjueshmëri këngës ‘premtimet’.
(Kosova Sot)


