Nesër lirohen 6 futbollist të SC Gjilani dhe Gentjan Mezani nga karantina në Prishtinë
Gjashtë futbollist dhe trajneri, Gentjan Mezani, nesër përmbushin shtatë ditë prej se janë në karantinë, ashtu siç kërkon Ministria e Shëndetësisë dhe pritet nesër të largohen nga Qendra e Studentëve në Prishtinë.
Për trajnerin Gentjan Mezani, ky qëndrim në karantinë për shtatë ditë është shumë i lodhshëm dhe humbje për “bardhekuqët” e Gjilanit.
“Nesër mbushim shtatë ditë prej se jemi në karantinë, jemi të lodhur e të mërzitur, nuk e kemi pritur këtë karantinim në Prishtinë, karantinimi është dashur të bëhet në qytetin e Gjilanit pasiqë të gjithë futbollistët janë në gjendje të mirë shëndetësore, uroj të ikim sa më shpejt nga ky vend por jemi të rraskapitur dhe uroj që sa më shpejt t’ju bashkangjitemi skuadrës në stërvitje”, ka bërë të ditur nga karantina trajneri nga Vlora, Gentjan Mezani./rajonipress/

