UBT

Nesër edhe zyrtarisht shkon Isa e vjen Shpendi

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Fituesi i zgjedhjeve lokale në kryeqytet, Shpend Ahmeti (VV), nesër do të zyrtarizohet si kryetar i Komunës së Prishtinës. Ai do ta japë betimin para këshilltarëve komunalë, në mbledhjen solemne të Kuvendit të Komunës, e cila do të fillojë në orën 10:00.

Sipas rregullave të caktuara ligjore, mbledhja do të drejtohet nga anëtari më të vjetër i Kuvendit të Komunës. Më pas e japin betimin këshilltarët komunalë të përbërjes së re dhe pas kësaj betimin e jep kryetari i zgjedhur i Komunës, Shpend Ahmeti.

Siç transmeton KTV, Ahmeti sot ka përfunduar takimet me përfaqësues të subjekteve politike lokale të përfshira në KK, me përjashtim të përfaqësuesve të LDK-së, të cilët nuk i janë përgjigjur ftesës së tij publike, ditë më parë.

Fundamenti

Kryetari i ri, Ahmeti, nuk e ka shumicën në Kuvendin e Komunës, por ka refuzuar çfarëdo koalicioni me subjektet e tjera.

Sipas tij, idetë e subjektit dhe të tij do të jenë të mjaftueshme për t’i bindur këshilltarët komunalë që t’i miratojnë projektet e paraqitura.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.