Eko Higjiena

Nesër afati i dytë i provimit të maturës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Rreth 22 mijë maturantë, që nuk e kanë kaluar provimin shtetëror të maturës në afatin e parë, do të hyjnë në test nesër në pjesën e parë dhe më 6 shtator në pjesën e dytë të testit.

Afati i dytë i provimit shtetëror të maturës do të mbahet nesër në rreth 200 Qendra të testimit, ku janë caktuar komisionerët nga Universitetet Publike, ndërsa administrues do të jenë pjesëtarë të kompanive të sigurimeve fizike, të cilët do të monitorojnë këtë proces. Udhëheqësi i Divizionit për Vlerësim, Standarde dhe Monitorim në Ministrinë e Arsimit, Mustafë Kadriu, tha për Radio Kosovën, se janë bërë të gjitha përgatitjet që ky test të mbahet në përputhje me planifikimin e bërë. Ai u bëri thirrje maturantëve që të mos tentojnë të kopjojnë, sepse pasojnë ndëshkimet.

“Ky është afati i fundit, për 2014 nuk ka më provime, kështu që të jenë të kujdesshëm. Po ashtu porosis edhe prindërit që të reflektojnë të fëmijët e tyre që procesi i provimit të maturës është mjaft serioz dhe rezultatet e saj do të shërbejnë për shkollimin e mëtutjeshëm.”

Uji Dea

Kadriu bëri të ditur se janë ende në fuqi masat ndëshkuese për ata nxënës të cilët shkelin rregullat e provimit shtetëror të maturës. Ai tha se nga afati i parë janë ndëshkuar disa maturantë, por që nuk kanë humbur të drejtën për t’iu nënshtruar provimit në afatin e dytë.

“Një numër mjaft i madh i nxënësve të cilët janë zënë me telefon, duke kopjuar, kanë dalë nga procesi. Të gjithë kanë bërë ankesa dhe të gjitha ankesat janë refuzuar. Nuk pati raste të natyrës shumë të rëndë, që të ndëshkohen për dy ose tre vjet, por vetëm për një afat.”

Në ditën e parë të provimit, maturantët do t’i nënshtrohen testit në 120 pyetje nga lëndët: Gjuhë Shqipe, Matematikë dhe Anglisht, ndërsa në ditën e dytë më 6 shtator, testi përmban 80 pyetje sipas lëndëve të drejtimeve përkatëse. Rezultatet e afatit të dytë të provimit të maturës do të shpallen më 15 shtator.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.